Viti 2026 pritet të sjellë tronditje, fillime të reja dhe një kthesë të fortë në rrjedhën globale.
E ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, astrologia Chrysanthi Kalogeri zbërtheu numerologjinë dhe ndikimet planetare të vitit 2026, duke paralajmëruar një periudhë pa stabilitet, por të mbushur me sfida dhe mundësi të mëdha.
Sipas saj, 2026-a shënon nisjen e një cikli të ri botëror, ku iluzionet shemben, doktrinat e vjetra bien dhe lindin risi të fuqishme në politikë, ekonomi, teknologji dhe mjekësi, një vit që mund të ndryshojë drejtimin e së ardhmes globale.
Katerina Trungu: Të të pyes pak për 2026-ën, sepse del 1 në fund! A është numër i bukur njëshi?
Chrysanthi Kalogeri: Numri 1, është fillim i ri. Është i lindur për të qenë lider, por ndonjëherë për të kaluar edhe një pjesë të jetës vetëm me veten e tij. 2026 është një fill i ri, por një vit pa stabilitet, një vit me sprova, por edhe një vit ku ka shumë shanse.
Në përgjithësi politika, ekonomia do të jenë pa stabilitet. Stabiliteti do të vijë pas 2-3 vjetësh, në vitin 2028-2029 do të stabilizohen gjërat dhe do të shkojmë drejt të mirës.
Morëm një shije brenda 2025-ës, për 2026-ën, sepse patëm disa zhvendosje planetare në 2025-ën, ku na dhanë një ide dhe një shije se ku do të shkojnë gjërat.
Në 2026-ën kemi bashkimin e Saturnit me Neptunin që kemi folur dhe vjet, ku do të kemi shpërbërjen e iluzioneve, ku do të kemi rënien e doktrinave dhe të ideve, që tashmë janë të vjetra. Do të kemi shpikje dhe rinovime të reja, përveç teknologjisë edhe në fushën e mjekësisë.
Këtë e ndihmon edhe kalimi i Uranit përfundimisht këtë vit në shenjën e Binjakëve. Ky bashkimi i planeteve në shenjën e Dashit është fillimi i një cikli të ri global.
E reja nuk do të vijë me lehtësi, ndonjëherë mund të vijë përmes një lufte, apo një kryengritjeje. Do të kemi zhvillime që do i shohim nga 20 shkurti i 2026-ës dhe në vazhdim për vite të tjera.





