Një ngjarje e rëndë u raportuar dy ditë më parë në Itali, ku një shqiptar tentoi të mbyste gruan e tij pas një debati.
Pasi pa seriozitetin e situatës ai lajmëroi menjëherë ambulancën dhe gruaja u dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Por mediet italiane bëjnë me dije se Etleva Bodi, 31 vjeç nuk ka mundur t’ia dalë dhe ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.
31-vjeçarja, nënë e 4 fëmijëve ndërroi jetë pas dy dite agonie në spitalin e Savonës.
Selami Bodi, 41 vjeç është bashkëshorti i të ndjerës.
Sipas asaj që është rikonstruktuar deri më tani nga policia, Etleva dhe bashkëshorti i saj kanë pasur një debat të dhunshëm gjatë natës të së premtes për arsye xhelozie.
Gruaja ndodhej në dhomën e saj dhe po fliste në telefon.
I shoqi e kishte dëgjuar duke folur, hapi derën dhe i vuri duart në fyt duke u përpjekur ta mbyste.
Më pas, kur kuptoi se 31-vjeçarja nuk merrte më frymë, ai vetë bëri thirrje për ndihmë. Katër fëmijët e çiftit, të moshës nga 5 deri në 11 vjeç, po flinin në dhomat e tyre.
Pas mbi një orë përpjekje, punonjësit e shëndetësisë që kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje kanë arritur ta ringjallin gruan, por gjendja e saj ishte kritike. E transferuar në spital me kodin e kuq, zemra e saj pushoi së rrahuri pas 48 orësh.
Bashkëshorti i viktimës, pa precedentë penalë, u transferua në burgun Marassi (Xhenova), i akuzuar për vrasje të rëndë për shkaqe të parëndësishme. Ai do të merret në pyetje në ditët në vijim./albeu,com