Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

Surpriza të mëdha, propozime apo ndarje? Meri Gjini zbulon si do t’ju gjejë ky Shën Valentin, sipas shenjës së horoskopit

February 13, 20254 Mins Read ShowBizi

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit në studion e “7pa5”.

Meri ka trguar si do t’i gjejë dita e të dashuruarve shenjat e Horoskopit sipas pozicionimit të yjeve.

Sot jemi në ndikim të drejtëpërdrejtë të Hënës së Plotë. Sa më shumë i afrohemi fundjavës aq më të lehtësuar do jemi. Disi gjejmë ekulibrat.

Jemi në vazhdimësi të një jave që ka patur tensionime të larta dhe nisi me hyrje katër këndore.

Faktori i të papriturës vazhdon të jetë prezent.

Ndryshimi i parë për këtë 4 ditësh është kalimi i Mërkurit te Peshqit në datën 15, që automatikisht e ëmbëlson dhe e zbut fjalën.

Me Venusin te Dashi, nevoja për të patur surpriza të forta nga personi që duam është shumë e fortë këtë Shen Valentin.

Dashi
Me Venusin te vetja i ka të gjitha mundësitë të ketë një Shen Valentin të bukur dhe të jetë dhurues. Dashi do kërkojë të vendosë ngjyra në ambjent. Diskutime që i përkasin ekonomisë është çështja kryesore që i përket kohës.

Demi
Ka nevojë për pushim. Për këtë Shën Valentin, gjëja më e mirë që mund të bëjë është të largohet nga zhurma me partnerin/en, në shtëpi ose diku ku është qetësi. Nëse zgjidhni një ambjent të tillë do merrni qetësinë që kërkoni dhe nevojën e këtij 4 ditëshi.

Binjakët
Janë në kërkim të qetësisë dhe të paqes. Do bëjnë mirë që ta tregojnë emocionin e tyre pavarësisht pikpyetjeve që keni në çift, që nga fundi i verës që lamë pas. Do jetë mirë të bëjë atë që ndjen në heshjte. Është një 4 ditësh i mirë për diskutime sociale. Nga sot tonacionet janë dhe më të buta dhe të qeta.

Gaforrja
Me ngarkesa dhe lodhje do vazhdojë ky 4 ditësh. Nisur nga nesër do ndiheni më të qetë, të kthjellët nga ngarkesat e javës. Venusi te Dashi është “me dhëmbë”. Është i vështirë dhe ka një egoizëm. Por nëse lini mënjanë egon tuaj dhe bëni lëvizjen e parë vetë i pari do keni në Shën Valentin të bukur.

Luani
Është një hyrje shumë e bukur e Venusit me Luanin. Janë më të predispozuarit për të patur surprizat që presin këtë Shën Valentin. Punoni me egon tuaj sot, që të mund të zbutet klima. Kjo duhet të vazhdojë për gjatë për gjithë pjesën me Hënën në humbje. Të dielën, do përballeni me debate nëse nuk punoni me egon tuaj.

Virgjëresha
Është në pozicion të rëndësishmë. Për çiftet që kanë kohë bashkë, do ketë propozime të mëdha dhe serioze. Por vetëm për raportet që i kanë kaluar testimet e kohës. Për çiftet e reja, vështirësia për të marrë përsipër përgjegjësinë shkakton nervozizë, nisur nga sot. Nëse doni një Shën Valentin të bukur qëndroni larg diskutimeve serioze.

Peshorja
Duhet të mërreni intensivisht me kujdesin ndaj vetes. Kujdes me shëndetin dhe me familjen. Venusin e keni përballë dhe keni gjithë suportin e njeriut që doni. Do ndjeni rëndësinë që keni për partnerin/en. Do keni një feedback shumë të ngrohtë dhe suportues.

Akrepi
Duhet të jeni të kujdesshëm dhe tolerant në raportet personale. Nuk ka vend për diskutime serioze në çift, pasi mund ta gjeni veten këtë Shën Valentin duke debatuar dhe më larg. Përsa i përket zhvillimeve të kohës, sa më shumë i afrohemi fundjavës gjeni ekulibrat dhe keni një ritëm më të mirë.

Shigjetari
Marsi është në katër këndësh të plotë me Saturnin me diellin e Shigjetarit.
Duhet të jeni shumë të kujdesshëm si do reagoni sot dhe nesër, për arsye të tendencës që keni për të gjykuar apo për të vlerësuar me tonacione të larta situata të ndryshme. Nëse doni të keni të drejtën tuaj duhet të rregulloni tonacionin e zërit. Venusi te Dashi është shumë i mirë për ju. Nuk do mungojë faktori i të papriturës nga partneri për tju treguar sa i rëndësishëm jeni.

Bricjapi
Do jeni në shërbim të familjarëve. Ky Venus i përket familjes dhe fëmijëve. Bricjapët do të jenë ata që do i tregojnë të tjerëve se janë të rrethuar me dashuri. Tematika që duhet t’i qëndroni larg janë tematikat në punë me tonacione të larta. Ruani qetësinë që të përcillini siç duhet atë që doni.

Ujori
Kujdes me shëndetin, trupin dhe virozat e kohës. Venusi është miqësor, jo shumë pasionant, por emocional, i ngrohtë dhe dashuria që është prezent por pa ulërimë. Shijoni një Shën Valentin të ngrohtë dhe me përkëdhelje.

Peshqit
Saturnin e kanë në katër këndësh të plotë më Marsin te Gaforrja. Kjo dmth kujdes me shëndetin sot dhe nesër. Ata që janë në marrëdhënie do bëjnë gjëra impersionuese ndaj partnerit ose partneres këtë Shën Valentin. Ata që janë vetëm, mos ta mendojnë flirtin këto ditë dhe mos e mendoni gjendjen tuaj emocionale. Pasi tendenca është ta përjetojnë shumë ndjesinë e të qenurit vetëm.
/vizionplus.tv

Horoskopi Meri Gjini
Previous ArticleLoredana është e martuar jashtë BBV? Flet shoqja e saj: “Ja e vërteta…”
Next Article Do gjendeni para dilemave të vështira, Horoskopi per sot…
Të Fundit

Nesër të gjithë në plazh? Prisni, njihuni me parashikimin e motit, ja si do lëvizin temperaturat!

June 13, 2025

Kaq e patën! Prishet sërish marrëdhënia mes motrash Gixhari? Ja detaji që i nxorri zbuluar!

June 13, 2025

Datë e mbushur me ‘ters’! E premtja e 13, ja cfarë pritet t’ju ndodh sonte në mbrëmje

June 13, 2025
ShowBizi

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me Limi Hotin në Ferma VIP

June 13, 2025

Tragjedia ajrore në Indi, mediat rendisin 6 pista të cilat mund të kenë shkaktuar aksidentin

June 13, 2025

Kiara Tito në zi, humb familjarin e dashur

June 13, 2025
Horoskopi

‘Javë e vështirë, bllokim fati dhe shanse të pakta për…’ Ja me cfarë sfidash do të përballen shenjat e horoskopit!

June 13, 2025

Shanset vijnë deri te dera dhe pengohen”, java e ardhshme nis me sfida për shenjat e Horoskopit

June 13, 2025

Këto shenja Horoskopi të përgatiten për ndryshime në karrierë para fundit të qershorit

June 13, 2025
Këshilla Shëndeti

Ju del gjumi natën? Vuani nga pagjumësia? / Ja çfarë duhet të pini sipas Ylli Merja…

January 9, 2025

Luftojeni mykun në kohë rekord vetëm me këto produkte që keni në shtëpi / Ylli Merja: 100 % efektive

January 23, 2025

Ylli Merja: Si të kuroni osteoporozën me bimë medicinale/ Një person mund të vuajë nga…

January 30, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.