Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

Vuani nga PROSTATA? Mjeku popullor Ylli Merja tregon si ta kuroni me bime: Në rastet më serioze mund të…

February 15, 20254 Mins Read Këshilla Shëndeti

Prostata është një gjëndër hormonale me sekrecion të brendshëm, e cila ka disa funksione të rëndësishme në organizëm.

Kjo gjëndër ka formën e kokrrës së arrës, e cila gjendet poshtë fshikëzës së urinës dhe rrethon ureterin.

Funksioni i prostatës është të prodhojë një lëng, i cili përmban acid citrik, kalcium dhe enzima, e ka mundësi të përmirësojë lëvizshmërinë e spermatozoidëve (aftësinë për të rrëshqitur) dhe pjellorinë.

Për më tepër, lëngu që sekretohet nga prostata përmban zink, i cili sipas shkencëtarëve mbron sistemin gjenital nga infeksionet.

Disa nga shenjat e para të zhvillimit të prostatës janë urinimi i shpeshtë, shpeshherë i shoqëruar edhe me djegie, e madje jonormal, por me pika.

Prostata, që është acarimi i prostatës, mund të shkaktojë ethe, urinim jo të rehatshëm dhe dhembje në kërbisht ose në fshikëzën e urinës.

Kur prostata është shumë e Enjtur, mund të pengojë urinimin e pacientit.

Nëse acarimi shkaktohet nga bakteret, sëmundja quhet prostatit bakterial dhe mund të jetë akut ose kronik.

Ai shoqërohet zakonisht me infeksion në sistemin urinar. Megjithatë, në një numër më të madh rastesh, shkaku i acarimit nuk zbulohet dhe për këtë arsye quhet prostatit jobakterial.

Shqetësimet e zakonshme të prostatës janë, një rritje e shpeshtësisë së urinimit, urinim gjatë natës, një pakësim i forcës së rrymës urinare, si dhe ndjenja që fshikëza e urinës nuk boshatiset plotësisht. Këto simptoma zakonisht dëshmojnë për një hiperplazi beninje të prostatës (BPH), që është një zgjerim jokanceroz i prostatës e që mund të prekë burrat që janë mbi moshën 40 vjeç. Mundësia për t’u prekur nga BPH-ja rritet me rritjen e moshës. Ajo ndeshet në 25 për qind të burrave të moshës 55 vjeç dhe në 50 për qind të atyre të moshës 75 vjeç. Prostata, gjithashtu, mund të preket nga tumore malinje.

Në përgjithësi, kanceri në prostatë zbulohet me anë të një kontrolli të zakonshëm, madje edhe kur nuk ka simptoma prostate. Në rastet më serioze, mund të ketë mbajtje të urinës me ënjtje të fshikëzës së urinës. Kur kanceri përhapet tek organet e tjera, mund të ndihen dhembje në shpinë, simptoma nervore dhe ënjtje në këmbë për shkak të bllokimit të sistemit limfatik. Prandaj, nëse ju i keni këto simptoma, çka duhet të bëni është një analizë urine dhe një eko abdominale, ku të shikohet me përparësi madhësia e prostatës.

 

Kurimi
Tradicionalisht në Shqipëri për shërimin e sëmundjes së prostatës janë përdorur farat e gjembit të gomarit dhe farat e gjembaçit. Farat e gjembit të gomarit janë efektive në drejtim të mirëfunksionimit të mëlçisë, shpretkës dhe të gjëndrës së prostatës, pra lënda aktive që ka silimarina ndikon në mirëfunksionimin e gjëndrave me sekrecion të brendshëm, siç është edhe prostata. Një tjetër lloj bime është gjembaçi, ku këshillohet të përdoren 6 deri në 7 kokrra në ditë duke i zier dy-tri herë.

Bëni mirë t’i copëtoni mirë, t’i zieni dhe më pas tulin e farave të bimës të gjembaçit mund ta konsumoni. Duke ditur që prostata mund të acarohet nga baktere të ndryshme, është shumë mirë të përdorim bimë që kanë veti antibaktericide që i mbysin, i vrasin këto mikrobe. Përdoren, gjithashtu, bimë që qetësojnë sistemin nervor, për shembull nëse prostata është shumë e irrituar, atëherë përdorimi i bimëve qetësuese, siç është livando dhe balsami, kanë aftësi që të zvogëlojnë prostatën e irrituar. Ndërsa bimë të tjera që mund të përdoren nga njerëzit, por duke ruajtur dozat e tyre, në përgjithësi janë ato bimë që përmbajnë vitaminën B15, B 17 dhe acidin cianhidrik.

Këto vitamina gjenden tek bajamja e egër, tek farat e kajsisë, tek bërthamat e kumbullës, tek farat e mollës dhe tek bërthamat e qershisë. Farat e bajameve dhe të kajsive mund të përdoren gjatë ditës të dozuara nga dy-tri kokrra, 2 bajame në mëngjes, dy në drekë, 2 në darkë, ose 3 fara kajsi në mëngjes, 3 në drekë dhe 3 në darkë. Vaji që përdoret për kurimin e prostatës është vaji i farave të kungullit, i cili ka aftësi qetësuese, ndërsa vaji i farave të kajsisë përdoret për zvogëlimin e gjëndrës së prostatës.

Gjembaçi dhe gjemb gomari gjenden kryesisht në zonat kodrinore dhe malore. Vlen të theksohet se merren për kurim bimët me lartësinë 600-700 metra mbi nivelin e detit, pasi oksigjeni në këto zona është më i pa kontaminuar. Përkatësisht gjenden në zonën e Gjirokastrës, Korçës, Dibrës, Kukësit. Gjithashtu për kurimin e prostatës nuk duhet të harrojmë pa përmendur karafilin e egër, që gjendet në zonën e Kukësit. Përdoret edhe rrushi i ariut, dëllinja dhe bari ngjitës.

Prostata Ylli Merja
Previous ArticlePublikohen rezultatet e sondazhit: Ja kush pritet te largohet sonte nga BBV4
Next Article Si të kuroni kolitin plotësisht me bimë medicinale? Ylli Merja jep zgjidhjen: Kombinimet bimore për kolitin përmbajnë bimë të cilat…
Të Fundit

Cdo ditë e më nxehtë! Temperatura të larta ditën e nesërme, ja sa pritet të shënojë termometri

June 12, 2025

Në vetëm pak orë dy persona vr*sin veten, 28-vjeçari i jep fund jetës në oborrin e shtëpisë!

June 12, 2025

Hëna luleshtrydhe e Qershorit sjell ndryshime jetësore për këto shenja të horoskopit!

June 12, 2025
ShowBizi

Fati është në anën tuaj! Këto janë 4 shenjat e horoskopit që do të kenë zhvillime pozitive gjatë verës! Ja ku duhet të fokusoheni

June 12, 2025

I mbijetuari i vetëm nga rrëzimi i avionit zbulon çdo gjë me detaje se çfarë ndodhi!

June 12, 2025

Big Brother VIP Kosova 4 po vjen, flasin Alaudin Hamiti dhe Olsa Muhameti

June 12, 2025
Horoskopi

Fati është në anën tuaj! Këto janë 4 shenjat e horoskopit që do të kenë zhvillime pozitive gjatë verës! Ja ku duhet të fokusoheni

June 12, 2025

Hëna luleshtrydhe e Qershorit sjell ndryshime jetësore për këto shenja të horoskopit!

June 12, 2025

“Dikush është gjithmonë i gatshëm për t’iu kritikuar”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

June 12, 2025
Këshilla Shëndeti

Ylli Merja: Si të kuroni hernien diskale me farën e sinapit të zi: Për disa persona që ndoshta nuk kanë…

February 23, 2025

Stop kapsllëkut përgjithmonë! Si të pastroni zorrën brenda 24 orëve, Ylli Merja: Ky eshte trajtimi me i mire me…

May 21, 2025

Kujdes me variçet, mund të rrezikoni trompozë! Ylli Merja: Ja trajtimi që jep rezultat me…

January 3, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.