Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

Ylli Merja: Dieta ushqimore për të ulur sasinë e karbohidrateve

February 15, 20254 Mins Read Këshilla Shëndeti

Një dietë e pasur me ushqime sa më të shëndetshme duhet të bëhet pjesë e jetesës për personat që vuajnë nga diabeti, çrregullimet e tensionit apo kolesteroli i lartë në gjak.

Këta individë të prekur nga sëmundjet e sipërpërmendura duhet të tregohen sa më të kujdesshëm e mos ta teprojnë me yndyrat apo sheqernat.

Gjithashtu, organizmi i këtyre personave ka nevojë për një strukturë ushqimore të pasur me proteina, vitamina, kripëra minerale, karbohidrate e yndyra; të gjitha këto bazë për një jetë sa më vitale.

Edhe dinamika e tyre e lëvizjes ndihmon në zvogëlimin e patologjive të ndryshme.

Vlen të theksohet fakti se këta njerëz në dietën e tyre duhet të marrin më pak karbohidrate, e më pak yndyra shtazore. Komponenti kryesor te kjo dietë, duhet të jetë energjia ku duhet të llogarisim koeficientin kalori, në përshtatje me moshën ku ky raport kalori/ (pjesë-tim) peshë mos e kalojë vle-rën 43.

Dieta

Në rastet kur koeficienti është më i lartë, duhet të mos konsumohen ushqime të caktuara, në mënyrë që organizmi të konsumojë yndyrat e grumbulluara për energjinë ditore që i nevojitet.

Në këtë mënyrë ne realizojmë jo vetëm një jetë aktive dhe dinamike por bëjmë të mundur që një pjesë e kolesterolit të lartë që është depozituar në organizëm, të kalojë në energji ditore dhe në ujë.

Nëse një person ka një peshë trupore 80 kilogram dhe merr afërsisht 2800 kalori në ditë, atëherë kryejmë llogaritë e mëposhtme: 2800/80=35. Pra koeficienti nuk e kalon vlerën 43 dhe ky person është normal.

Nga kjo normë ditore, individi duhet të ulë rreth 300 kalori në ditë, pra të mos marrë më 2800 por vetëm 2500 kalori brenda 24 orarshit. Kështu këto 300 kalori, organizmi do i marrë nga vetë kolesteroli i grumbulluar në organizëm.

Pasi u përcaktuan këto kritere, në studim u morën dy grupe njerëzish: persona me kolesterol dhe trigliceride të larta; si dhe personat diabetikë që kishin kolesterolin e trigliceridet në norma të larta.

Në strukturën ushqimore të grupit të parë, pra te individët që vuanin nga kolesteroli i lartë, u vendos të përdorej kuzhina mesdhetare e gërshetuar me çajra bimorë dhe tërshërë; të pasura këto me fibra ushqimore.

Këta persona duhet të marrin për mëngjes 250 ml qumësht ose kos, 3-4 lugë gjelle me tërshërë, gjysmë lugë çaji me mjaltë dhe gjysmë lugë kafeje me kanellë.

Gjithashtu, kjo shoqërohej me një lugë gjelle me boronicë, e pas buke pacientëve iu jepej një gotë çaj për shkrirjen e yndyrave në gjak. Në përbërjen e këtij çaji u kombinuan bimë me fruta pylli, lëvore shelgu, lulja dhe fruta i murrizit si dhe çaji i gjelbër. Gjatë studimit u konstatua që këta persona deri rreth orës 14.00-15.00 nuk kishin ndjenjë urie pasi fibrat natyrore që ata konsumuan, ngopnin organizmin. Ndërsa kanella me disa përbërës frenonin thithjen e yndyrave të tepërta e çaji shkrinte yndyrat e ndihmonte që një pjesë e triglicerideve dhe kolesterolit, të shkrihej dhe të kalonte për energji ditore. Pas mëngjesit, rreth orës 11.00, këtyre personave iu rekomandua konsumimi i një molle apo kivi, e më tej një drekë të pasur me perime e zarzavate, shoqëruar me 100 gram mish viçi ose pule. Pas buke, duhej të pinin patjetër një gotë çaj për uljen e kolesterolit si dhe të konsumonin vetëm 1 fetë buke në mëngjes, 1 në drekë e 1 në darkë. Gjithashtu, këshillohet që në darkë të konsumohet kos dhe pilaf.

Pas kësaj diete, pacientët tregonin se ndiheshin shumë të lehtësuar dhe kishin më energji, e pasi kryen analizat e gjakut, u konstatuan për-mirësime të dukshme, ku vlerat e kolesterolit ishin ulur, e po ashtu dhe një normalizim të tensionit pas tre javësh trajtim me këtë dietë ushqimore. Ndërkaq, personat që vuajnë edhe nga diabeti, edhe nga kolesteroli i lartë këshillohet që të përdorin 2-3 herë në javë gjellë me bamje, ose çdo mbrëmje të hidhnin në një gotë me ujë 4 bamje dhe mollë të egra, çaj i cili do të konsumohet në mëngjes. Edhe në këtë rast mëngjesi është kos me tërshërë, por e shoqëruar me kanellë edhe boronicë. Pas mëngjesit këshillohet një çaj antidiabetik, por që njëkohësisht ul dhe kolesterolin e lartë. Pas kësaj konstatuam një rënie të glicemisë dhe normalizim të tensionit.

Karbohidratet Ylli Merja
Previous ArticlePlot ndodhi dhe të papritura! Sara Hoxha ZBULON hyrjet e reja në BBVA: Emrat e tyre do ju lënë pa fjalë?
Next Article Ylli Merja tregon metoden efektive për trajtimin e mëlçisë së zmadhuar: Hapi i parë në trajtimin e sëmundjes është d…
Të Fundit

Cdo ditë e më nxehtë! Temperatura të larta ditën e nesërme, ja sa pritet të shënojë termometri

June 12, 2025

Në vetëm pak orë dy persona vr*sin veten, 28-vjeçari i jep fund jetës në oborrin e shtëpisë!

June 12, 2025

Hëna luleshtrydhe e Qershorit sjell ndryshime jetësore për këto shenja të horoskopit!

June 12, 2025
ShowBizi

Cilat janë vendet më të sigurta në një aeroplan në rast të një përplasjeje?

June 12, 2025

Zbulohet sedilja ku ishte ulur pasagjeri i vetëm i mbijetuar nga rrëzimi i avionit të “Air India”

June 12, 2025

Fati është në anën tuaj! Këto janë 4 shenjat e horoskopit që do të kenë zhvillime pozitive gjatë verës! Ja ku duhet të fokusoheni

June 12, 2025
Horoskopi

Fati është në anën tuaj! Këto janë 4 shenjat e horoskopit që do të kenë zhvillime pozitive gjatë verës! Ja ku duhet të fokusoheni

June 12, 2025

Hëna luleshtrydhe e Qershorit sjell ndryshime jetësore për këto shenja të horoskopit!

June 12, 2025

“Dikush është gjithmonë i gatshëm për t’iu kritikuar”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

June 12, 2025
Këshilla Shëndeti

Fryrja e stomakut dhe zorrëve,Ylli Merja: Ja si të largoni gazrat nga zorrët sepse shkaktojne semundje te…

January 23, 2025

Doni flokë të gjatë, plot volum e shkëlqim? Ylli Merja ju tregon sekretin me 7 maska qe mund te behen ne…

January 23, 2025

Ylli Merja: Dy recetat për të shëruar artritin: Për disa persona që ndoshta nuk kanë mundësi të…

February 23, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.