Hilsn

Ylli Merja tregon metoden efektive për trajtimin e mëlçisë së zmadhuar: Hapi i parë në trajtimin e sëmundjes është d…

Zmadhimi i mëlçisë nuk dallohet që në fillimet e saj, pasi nuk shfaqen simptoma për një kohë të gjatë.

Testi i parë mund të bëhet nga çdo individ në shtëpi ku mund të prekni direkt poshtë brinjëve në pjesën e djathtë.

Nëse keni zmadhim të mëlçisë do të ndjeni një pjesë të butë që lëviz poshtë brinjës, me formë të rregullt ose jo. Ndërsa një mëlçi normale nuk ndjehet menjëherë sa e prekni pjesën poshtë brinjës, pra duhet të shtypni më thellë për ta dalluar.

Ndërkaq, për të analizuar saktësisht madhësinë e shëndetin e mëlçisë suaj, lind e nevojshme të bëni një eko, por edhe analizat e gjakut janë të rëndësishme për kontrollin e këtij organi pasi tregojnë sekretimin e enzimave.

ALT rritet kur rritet numri i qelizave të vdekura të mëlçisë, pra kur organi është i dëmtuar e lëshon në gjak më shumë këtë lloj enzime.

Kjo e fundit qëndron brenda mëlçisë dhe kryen funksione si tretja, ruajtja e vitaminave e mineraleve, si dhe realizon tretjen e toksinave.

Në momentin që qelizat e mëlçisë vdesin, atëherë enzima ALT çlirohet në gjak.

Simptomat e zmadhimit të mëlçisë dallohen vonë, por disa prej tyre janë: zverdhje e të bardhës së syve, lodhje e dobësi, humbje oreksi, gjendje të fikëti apo humbje e peshës trupore.

Gjithashtu, një tjetër sinjalizues mund të jetë edhe mbajtja e lëngjeve në organizëm që shkakton fryrje të këmbëve, por të sëmurët mund të ndjejnë edhe fryrje apo dhimbje barku.

Edhe në rastet kur gërvishtjet e lehta në lëkurë krijojnë fryrje ose ngelen shenja të kuqe për shumë kohë, atëherë duhet të drejtoheni për diagnostikim te specialisti pasi mund të keni zmadhim të mëlçisë.

Shkaqet

Zmadhimi i mëlçisë mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm si mënyra e jetesës dhe dieta, por mund të ndikojnë edhe sëmundjet e rrezikshme si kanceri apo hepatiti.

Gjithashtu, kjo sëmundje vjen si pasojë e konsumimit të tepërt të alkoolit, diabetit, apo dietës së varfër ushqimore pa proteina, minerale e aminoacide.

Ndërkohë, edhe konsumimi i tepërt i ushqimeve të konservuara ose rritja e toksinave në organizëm mund të shkaktojnë këtë sëmundje.

Nëse hepatiti kalon në cirozë, atëherë fillon degradimi i mëlçisë dhe si pasojë edhe zmadhimi i saj. Niveli i lartë i enzimës ALT, tregon rritjen e qelizave të vdekura të mëlçisë dhe zemrës, prandaj fillon edhe dobësimi i këtyre dy organeve.

Gjithashtu, zmadhimi i mëlçisë mund të shkaktohet nga kanceri në këtë organ apo në organe të tjera, apo në rastin kur tumori është në fazë të avancuar e ka arritur të krijojë metastaza.

Prandaj është e rëndësishme që kur individi ka mëlçi të zmadhuar, të kontrollojë të gjitha organet e tjera, minimalisht me eko apo analizë gjaku, në mënyrë që të gjendet shkaku i vërtetë i sëmundjes. Kur arrihet të diagnostikohet faktori, atëherë mëlçia mund të vijë sërish në parametra normale, pasi qelizat e mëlçisë vdesin çdo 3-4 ditë normalisht, dhe kështu çdo muaj arrijnë të rigjenerohen totalisht.

Trajtimi

Për trajtimin e sëmundjes duhet kontrolluar fillimisht dieta, konsumimi i alkoolit apo duhanit, mbipesha apo hepatiti. Hapi i parë në trajtimin e sëmundjes është dobësimi, pasi ulja e peshës është shumë pozitive pasi ulet ngarkesa e punës së mëlçisë.

Sa më pak ushqime të hyjnë në stomak, aq më pak enzima duhet të prodhohen nga mëlçia për tretjen e tyre.

Një tjetër hap i rëndësishëm është edhe dieta e kontrolluar, ku duhen konsumuar sa më shumë ushqime jeshile, domate, ushqime të pasura me antioksidantë.

Një ndër perimet që këshillohet është patëllxhani pasi arrin të stimulojë normalizimin e qelizave të reja të mëlçisë, si dhe duhet të konsumohen sa më shumë avokado, peshk, limon, patate të ëmbla, vaji i farës së zezë si dhe bananet.

Edhe turmeriku është i njohur për vetitë e tij antikancerogjene dhe rigjeneruese. Këshillohet gjithashtu të përdoret gjembi i gomarit, pasi janë bërë shumë punë kërkimore e ka rezultuar se ka veti të mrekullueshme në rigjenerimin e mëlçisë. Kjo është një bimë shumë e fuqishme që vepron direkt në qelizat e këtij organi duke i rikthyer mekanizmat në normë, si dhe ndihmon në nxjerrjen e toksinave, mineraleve të rënda apo alkolit nga organizmi, pra është një pastrues i gjakut. Një bimë tjetër e fuqishme është edhe qumështorja, e cila ndihmon në pastrimin e qelizave të mëlçisë dhe rregullimin e sekretimit të enzimave pasi ka veti antiinflamatore. Edhe argjinarja, lëpjeta, radhiqet e çikorja janë bimë që pastrojnë mëlçinë dhe përmirësojnë funksionin e saj, ku mund të përdoren në formën e lakrave të ziera apo dhe si çaj nga 2-3 gota në ditë.

×