Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

    Vlerat e pabesueshme të kremit të kërmillit ndaj dhimbjeve të kockave: Ylli Merja tregon si ta perdorni: Merrni 4-5 kërmij dhe i vendosni në…

    February 15, 20254 Mins Read Këshilla Shëndeti

    Kërmilli është pjesë e gastropodeve dhe pjesë e molusqeve e kategorizohet në dy lloje: ai që jeton në tokë dhe tjetri në ujë.

    Ata e ndjejnë ambientin përreth me anë të tentakulave dhe kontrollojnë nëse është e sigurt për të lëvizur në mjedisin ku qëndrojnë.

    Në majën e tentakulave janë sytë e kërmillit, ndërsa buzët janë direkt midis tentakulave më të shkurtra dhe pas buzëve më poshtë është goja.

    Kërmilli e lëshon mukusin kur është i frikësuar ose në mjedis të panjohur, pasi muskusi përmban disa helme që i largon insektet.

    Përbërja kimike e mukusit

    Pasi u analizua mukusi i kërmillit për të parë sasinë e aminoacideve që përmban, pjesa tjetër ishte humin, përbërës kimik me ngjyrë të errët, që nuk tretet në ujë. Xheli përmban sasi të mëdha polisakaridesh, zinxhirë galaktoze.

    Përmbajtja e aminoacideve është: kryesisht përmban më shumë prolinë dhe glycine. Mukusi I kërmillit përmban acid uronik me shumicë, gjithashtu përmban hexosaminë, acetil, sulfate dhe mukopolisakaride.

    Gjithashtu, mukusi ka veti antiinflamatore, lubrifikuese, antibakteriale si dhe qetësuese, sedative.

    Akoma nuk është provuar eksperimentalisht pse kërmilli ka këto efekte pozitive në lëkurë, pasi nuk ka shumë studime për efektin e tij, por më shumë është studiuar efekti i tij nëse konsumohet si ushqim.

    Mukusi i kërmillit përmban acid hyaluronic, i cili ndodhet edhe tek vaji i helikrisumit dhe është një përbërës kimik shumë i fuqishëm kundër rrudhave, ka aftësi rigjeneruese dhe hidratuese në fytyrë. Mukusi ndihmon në stimulimin e prodhimit të kolagjenit dhe elastinës së lëkurës e rigjeneron kështu të çarat në lëkurë, plagët dhe largon radikalet e lira.

    Sipas eksperimenteve të ndryshme pasi është analizuar komplet trupi i kërmillit, përmbajtja është: ujë rreth 80%, proteina 10-16%, lipide 0.9%, karbohidrate varion nga 0.5 në 4.5% në varësi të llojit të gjallesës dhe hi afërsisht 1-2%.

    Përmbajtja e proteinave tek kërmilli është shumë e lartë krahasuar me masën e tij trupore si dhe përmban kolagjen me shumicë, prandaj edhe rigjeneron lëkurën e fytyrës dhe nëse konsumohet rigjeneron indet e trupit. Përmbajtja biokimike e kërmillit është: mineralet me shumicë janë kalcium, magnez dhe fosfor.

    Magnezi ndodhet në shumë reaksione kimike në organizëm, prandaj është shumë i domosdoshëm për qelizën për t’u marrë çdo ditë me anë të ushqimeve. Në pakicë janë bakri me 20% të nevojave ditore të organizmit, 3.5mg hekur dhe zink.

    Por gjithashtu përmban edhe selenium, i cili ndihmon në luftimin kundër qelizave kancerogjene në organizëm dhe lufton sëmundjet e zemrës, ndërkohë që theksohet fakti se ka në përbërje edhe omega 3 me shumicë e vitaminën A (e rëndësishme për shikimin), vitaminë E për një lëkurë të shëndetshme, por pa harruar edhe prezencën e vitaminës B1, B3, B6, dhe B 12. Vitamina E ndodhet edhe tek mukusi që çliron kërmilli, prandaj është shumë efektive në rigjenerimin e lëkurës. Gjithashtu, kërmilli nuk ka fibra dhe ka yndyrna të larta, megjithëse këto janë pozitive.

    Vlerat kurative

    Merrni 4-5 kërmij dhe i vendosni në një pjatancë në të cilën keni hedhur sallatë, rukola ose gjethe të ndryshme barishtesh të njoma. Duhet t’i lini për rreth një orë së bashku me sallatën dhe më tej t’i hiqni e t’i vendosni mbi fytyrë.

    Shumë shpejt do të vini re që lëkura juaj do të bëhet më e lëmuar, e ky është procesi që kërmilli realizon në zvogëlimin e këtyre rrudhave dhe luftimin e tyre brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore.

    Po i njëjti trajtim mund të vlejë për të gjithë ata individë që kanë puçrra në fytyrë ose mund të përdoret edhe në rastet kur fëmijët e vegjël kanë infeksione të lëkurës e u krijohen masa të qelbëzuara deri në përmasën e një kokrre lajthie, që mbushen me stafilokokë.

    Nëse vendosim mbi këto puçrra kërmijtë, atëherë do të fillojë të veprojë proteina e mukusit, që është e pasur me lëndë biologjike aktive. Brenda 2-3 ditësh të gjitha puçrrat do të jenë zvogëluar ose do të jenë mënjanuar plotësisht. Ndërkohë rekomandohet që pacientët që vuajnë nga dhimbjet e kockave dhe të kyçeve të përdorin kremin e kërmillit pasi në të gjitha rastet e tharjes së lëngut synovial, ky krem do të ndihmojë në shtimin e këtij lëngu e qetësimin e dhimbjeve.

    Vaji i Kermillit Ylli Merja
    Previous ArticleSi të kuroni mëlçinë e dhjamosur me bimë mjekësore/ Mjeku Ylli Merja jep zgjidhjen: Këshillohet konsumimi i…
    Next Article Keni inflamacion në zorrën e trashë? Ylli Merja tregon si ta kuroni me vajin e…
    Të Fundit

    Thellohet dhimbja dhe tr*gjedia: Dy të rinj humbin jetën nga rrëshqitja e dheut në vend (Detaje)

    May 10, 2025

    Cfarë trishtimi! Shembet kanali i hidrocentralit, humb jetën punëtori në vendin tonë

    May 10, 2025

    Cfarë po ndodh me jetën e saj private: Rudina Hajdari ndahet nga i dashuri i saj regjisor? Ja detajet

    May 10, 2025
    ShowBizi

    Pak orë para zgjedhjeve DENONCON Berisha: Në Sh…

    May 10, 2025

    Fero ndahet nga gruaja e dytë?

    May 10, 2025

    Probleme me financat dhe stres në punë! 3 shenjat më me pak fat të horoskopit për verën 2025

    May 10, 2025
    Horoskopi

    Probleme me financat dhe stres në punë! 3 shenjat më me pak fat të horoskopit për verën 2025

    May 10, 2025

    ‘Do ju ndodh ajo që keni pritur kaq kohë…’ Përgadituni! Deri në mbrëmje pritet të përballeni me këto ndodhi

    May 10, 2025

    Kush do të marrë lajme të mira? Horoskopi i ditës së sotme: Kini kujdes nga përplasjet…

    May 10, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Sëmundjet e veshit të mesëm, simptomat, pasojat dhe ndërlikimet shëndetësore. Trajtimi me bimë mjekësore sipas Ylli Merjas

    January 9, 2025

    Efektet kurative të mjaltit në organizëm: Ylli Merja ju tregon si ta perdorni…

    March 1, 2025

    Probleme me fryrjen e barkut dhe jashtëqitjen? Mund të vuash nga sindroma e zorrës së irrituar/ Ja ç’duhet të bëni qe te…

    December 16, 2024
    © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.