Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

Keni inflamacion në zorrën e trashë? Ylli Merja tregon si ta kuroni me vajin e…

February 15, 20254 Mins Read Këshilla Shëndeti

Koliti është një sëmundje inflamatore e zorrës së trashë.

Inflamacioni është skuqje dhe acarim i mukozës së zorrës nga brenda, e cila pengon thi-thjen e të gjitha vlerave të ushqimit nga zorrët.

Fryrja e zorrëve në brendësi krijon probleme me lëvizjen e masës dhe kështu shkakton kapsllëk dhe hemorroide, ose dalje të zorrës nga jashtë në pjesën e anusit.

Gjithashtu, në rastet e rënda shkakton diarre të shpeshtë me gjakderdhje, kur zorra nuk ka aftësi thithëse.

Koliti është një sëmundje 100% e kurueshme. Nëse trajtohet në kohë, atëherë shërohet shumë lehtë e vlen të theksoj se kjo sëmundje prek më shumë meshkujt se femrat, si dhe grupmoshat nga 14-40 vjeç.

Shumë persona në vendin tonë, veçanërisht meshkujt, kanë probleme me kolitin e shpeshherë nuk arrijnë të kurohen plotësisht. Ushqimet e thata, të yndyrshme dhe jeta sedentare bën që të shfaqet kjo sëmundje inflamatore në zorrën e trashë.

Shkaktarët

Koliti shkaktohet nga kequshqyerja, përdorimi i ushqimeve të thata, me shumë yndyrë dhe ushqimeve ‘fast food’.

Një shkak tjetër është stresi ose jeta sedentare. Gjithashtu, si-stemi imunitar është një faktor tjetër ndikues.

Inflamacioni në zorrë shkaktohet nga sulmimi i sistemit imunitar me mukozën e bren-dshme të organizmit. Pra, kur organizmi sulmon vet-veten, sepse sistemi imunitar është më aktiv se norma.

Gjithashtu, koliti është sëmundje e trashëguar në familje. Nëse prindërit vuajnë nga koliti, mundësia që fëmijët të preken nga së-mundja është e lartë.

Edhe përdorimi i ilaçeve si antibiotikët, kontraceptivët, shkaktojnë kolit, pasi antibiotikët shkatërrojnë florën bakteriale të zorrës së trashë, prandaj duhen evituar sa më shumë.

Simptomat

Disa nga simptomat kryesore të kolitit janë diarre ose kapsllëk, gjakderdhje në jashtëqitje, fryrje e dhimbje e zorrëve; mostretje e ushqimit, anemi, hemorroide në fund të zorrës së trashë.

Trajtimi

Për të gjithë të sëmurët me kolit rekomandohet konsumimi i një vaji esencial mendre dhe borziloku si dhe përdorimi i xhinxherit në gjellë. Kombinimet bimore për kolitin përmbajnë bimë, të cilat ndalojnë inflamacionin dhe kurojnë sëmundjen. Gjithashtu, glikoja e arrës shërben si antibiotik naty-ral pasi përmban jod dhe e mjekon zorrën nga brenda dhe ndihmon në mbylljen e plagëve të brendshme. Aloe vera xhel është shumë i domosdoshëm për të kuruar kolitin. Edhe curcumina që gjendet tek turmeriku ndihmon në sëmundjet inflamatore dhe forcon sistemin imunitar, pasi është një antioksidant i fuqishëm. Fran-kincense është, gjithashtu, shumë i domosdoshëm, pasi ndalon reaksionet kimike në organizëm që prodhojnë stimulantë për inflamacionin. Më tej edhe mjalti shërben si lubrifikues i zorrës, pasi ul inflamacionin dhe nxit përthithjen e antioksidantëve nga organizmi.

Dieta ushqimore

Të gjithë pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje u rekomandohet të konsumojnë fruta me tul dhe perime jeshile. Gjithashtu, duhet të bëjnë kujdes që të mos shtojnë në peshë e të mundohen të largojnë stresin e të bëjnë një gjumë sa më të qetë e të plotë. Më tej këshillohet që të prekurit nga koliti të përmirësojnë punën e sistemit imunitar duke përdorur bimë medicinale, të cilat ndihmojnë në këtë si dhe të marrin vitaminën C. Gjithashtu, rekomandohet të konsumohen 2 litra ujë në ditë, peshk pasi përmban omega3 dhe kjo ndihmon në uljen e inflamacionit, 1 banane në ditë, lulelakër si dhe brokoli. Rekomandohet përdorimi i arrave, bajameve, farave të lirit të shtypura dhe fara chia, pasi përmbajnë acide yndyrore, të cilat ushqejnë dhe rigjenerojnë zorrën e kanë veti antiinflamatore. Ushqimet që duhen përdorur në sasi të kufizuara nëse nuk vuani nga koliti dhe ato që nuk duhen përdorur fare në periudhën e zorrës së inflamuar janë: kafja (kafja nxit jashtëqitjen); alkooli (nxit diarrenë); produktet e qumështit (rritin bakteret në zorrë); fasulet (shkaktojnë shumë gazra dhe fryrje të mëtejshme të zorrës). Gjithashtu, duhet evituar përdorimi i mishit, pasi ky i fundit kërkon një zorrë të shëndetshme për t’u tretur; misrave, sheqernave e ëmbëlsirave. Edhe ushqimet pikante shkaktojnë diarre, fryrje të zorrëve dhe rritje të inflamacionit, prandaj duhen eliminuar nga tryeza.

Ylli Merja Zorra e Trashe
Previous ArticleVlerat e pabesueshme të kremit të kërmillit ndaj dhimbjeve të kockave: Ylli Merja tregon si ta perdorni: Merrni 4-5 kërmij dhe i vendosni në…
Next Article Gerta “shpërthen” ndaj Valbonës: “Fytyrë skandaloze. Dukesh sikur…”
Të Fundit

Nesër të gjithë në plazh? Prisni, njihuni me parashikimin e motit, ja si do lëvizin temperaturat!

June 13, 2025

Kaq e patën! Prishet sërish marrëdhënia mes motrash Gixhari? Ja detaji që i nxorri zbuluar!

June 13, 2025

Datë e mbushur me ‘ters’! E premtja e 13, ja cfarë pritet t’ju ndodh sonte në mbrëmje

June 13, 2025
ShowBizi

Tragjedia ajrore në Indi, mediat rendisin 6 pista të cilat mund të kenë shkaktuar aksidentin

June 13, 2025

Kiara Tito në zi, humb familjarin e dashur

June 13, 2025

Shanset vijnë deri te dera dhe pengohen”, java e ardhshme nis me sfida për shenjat e Horoskopit

June 13, 2025
Horoskopi

‘Javë e vështirë, bllokim fati dhe shanse të pakta për…’ Ja me cfarë sfidash do të përballen shenjat e horoskopit!

June 13, 2025

Shanset vijnë deri te dera dhe pengohen”, java e ardhshme nis me sfida për shenjat e Horoskopit

June 13, 2025

Këto shenja Horoskopi të përgatiten për ndryshime në karrierë para fundit të qershorit

June 13, 2025
Këshilla Shëndeti

Ylli Merja: Si të luftoni lodhjen e këputjen me bimë mjekësore: Të sëmurët me…

February 23, 2025

Gjethet e ullirit, vlera të jashtëzakonshme për shëndetin. Ylli Merja tregon se per cfare semundjesh sherbejne…

January 9, 2025

Pse na dhembin këmbët? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet të shqetësohemi, mjeku Ylli Merja jep zgjidhjen: Nëse kemi probleme me ne…

March 13, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.