Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

Si të shkrini gurët në tëmth me rigon: Ylli Merja jep zgjidhjen: Në momentin që…

February 23, 20254 Mins Read Këshilla Shëndeti

Gurët në tëmth mund të prekin personat që vuajnë nga ceroza hepatike, ata që marrin mjekim për një kohë të gjatë,

individët që kanë kolesterolin e lartë si dhe ata që dëshirojnë të realizojnë një rënie drastike në peshë brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore.

Gjithashtu, gurët në tëmth janë karakteristikë për femrat që janë mbipeshë, sepse ka lidhje me çrregullimet hormonale të tyre.

Të gjithë kategoritë e personave të sipërpërmendur kanë lidhje me kolesterolin e vetë gurët në tëmth janë lipide e kristalizime të tyre, e këto të fundit mund të ndodhë që të bashkohen e të marrin formën e një guri.

Në momentin që lëngu në tëmth nuk qarkullon lirshëm nga fshikëza e tëmthit në kanalin e saj e nuk ka një shkarkim të rregullt të tëmthit, atëherë ndodh që këto substanca të përqendrohen, të kristalizohen e të bashkohen me njëra-tjetrën.

Pra në fillim, krijohet një si “mjegull” (pezulli), e më tej llumi, duke u bashkuar me molekulat e kolesterolit krijojnë gurëza të vegjël në tëmth.

Nëse personi nuk i kushton kujdes pastrimit të gurëve në fazën që janë 1-2 milimetra (që është periudha më e mirë për t’i hequr) atëherë në sipërfaqen e jashtme të gurëve do të vazhdojnë të akumulohen e grumbullohen kristale të kolesterolit ose grimca të llumit biliar të tëmthit.

Ky gur pas disa kohësh do të fillojë të marrë një pamje më të madhe, më të plotë, pra do të progresojë rritjen më tej.

Nëse guri krijohet vetëm nga lipidet, pra nga kolesteroli ngjyra e tij do të jetë e verdhë, ndërsa kur kemi të bëjmë edhe me një përqendrim të bilës, atëherë këto gurë do të kenë një ngjyrë të kuqërremtë apo kafe në të errët. Ndërkohë në grupin e tretë të gurëve të tëmthit futen ato përbërje që krijohen nga kolesteroli dhe veprimi i lëngut të tëmthit.

Simptomat

Në përgjithësi, personat që kanë gurë në tëmth në shumicën e rasteve nuk e kuptojnë që kanë një gur në tëmth e madje e zbulojnë rastësisht gjatë kryerjes së ekos.

Guri fillon të bëhet i bezdisshëm e të japë dhimbje në rastet kur organizmi kapet nga një infeksion, por gjithsesi treguesi më i mirë është edhe goja e thatë, apo ndjesi e hidhur e personit të prekur.

Në momentin që ky i fundit konsumon një ushqim me yndyrë të tepërt, mund të ndjejë vajin në grykë, ose t’i shfaqet ndonjë dhimbje e lehtë në krahun e djathë, poshtë brinjës dhe në shpatull. Këto simptoma janë tipike të pranisë së gurëve në tëmth e rekomandohet që femrat mbi peshë, apo ato që vuajnë nga obeziteti të bëjnë kontrolle të vazhdueshme te mjeku.

Ekzaminimi bëhet me eko nëpërmjet së cilës kuptohet prania e gurëve në tëmth apo jo, si dhe kontrolli i vezikës së tëmthit. Nëse në këtë të fundit konstatohet se muret kanë filluar të trashen, atëherë krahas gurëve ka edhe infeksion të tëmthit, situatë e cila shoqërohet me dhimbje të shumta e kriza të forta. Vlen të theksohet se moshat më të prekura nga kjo sëmundje janë personat e grupmoshës 40-60 vjeç.

Trajtimi me bimë mjekësore

Në momentin që pacienti konstaton praninë e gurëve në tëmth, atëherë patjetër duhet të fillojë trajtimi me bimë mjekësore, në mënyrë që të mos i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Nëse personi ka një nga simptomat e sipërpërmendura, rekomandohet konsumimi i rigonit. Pra, të hidhet sa më shumë nga kjo bimë në gjellë dhe do të vini re që përbërësit aktivë të rigonit jo vetëm do iu lehtësojnë tretjen e do t’u pastrojnë mushkëritë, por edhe do fillojnë të japin efektet e para në shkrirjen e gurit. Llumi do të fillojë të dalë më shpejt, kurse gurët do të gërryhen.

Gjithashtu, nëse pacientët kanë ndjesinë që ushqimi në muret e stomakut rri i thatë, atëherë duhet të konsumojnë rigonin të kombinuar me mendër, pasi janë dy bimë që japin efekte të mrekullueshme në qetësimin e dhimbjeve të tëmthit, nxisin e përmirësojnë funksionin e mëlçisë, bëjnë të mundur të prodhohet më shumë lëng biliar në tëmth si dhe ndihmojnë në shkrirjen e gurëve. Në rastet kur gurët janë më të mëdhenj se 4-5 milimetra, atëherë kombinimi i bimëve të sipërpërmendura nuk kanë më fuqi vepruese dhe duhet të shtohen përbërësit bimorë.

Guret ne Temth Ylli Merja
Previous ArticleYlli Merja: Si të kuroni alergjinë me qumësht blete e propolis: Qumështi i bletës luan një rol kyç në…
Next Article Ylli Merja: Si të kuroni infeksionet e syve me çajin bimor: Përgatitja e çajit bëhet me…
Të Fundit

Cdo ditë e më nxehtë! Temperatura të larta ditën e nesërme, ja sa pritet të shënojë termometri

June 12, 2025

Në vetëm pak orë dy persona vr*sin veten, 28-vjeçari i jep fund jetës në oborrin e shtëpisë!

June 12, 2025

Hëna luleshtrydhe e Qershorit sjell ndryshime jetësore për këto shenja të horoskopit!

June 12, 2025
ShowBizi

Cilat janë vendet më të sigurta në një aeroplan në rast të një përplasjeje?

June 12, 2025

Zbulohet sedilja ku ishte ulur pasagjeri i vetëm i mbijetuar nga rrëzimi i avionit të “Air India”

June 12, 2025

Fati është në anën tuaj! Këto janë 4 shenjat e horoskopit që do të kenë zhvillime pozitive gjatë verës! Ja ku duhet të fokusoheni

June 12, 2025
Horoskopi

Fati është në anën tuaj! Këto janë 4 shenjat e horoskopit që do të kenë zhvillime pozitive gjatë verës! Ja ku duhet të fokusoheni

June 12, 2025

Hëna luleshtrydhe e Qershorit sjell ndryshime jetësore për këto shenja të horoskopit!

June 12, 2025

“Dikush është gjithmonë i gatshëm për t’iu kritikuar”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

June 12, 2025
Këshilla Shëndeti

Si të eliminoni dhimbjet e kyçeve dhe kockave? Ylli Merja jep kuren me hither: Nëse jeni duke përdorur…

March 1, 2025

Specialisti Ylli Merja : Ju njoh me ‘tre mjekët më të mrekullueshëm në botë’ dhe kurat e tyre ‘magjike’, ja cilët janë

December 21, 2024

Ylli Merja: Efektet çudibërëse të bimës së basanit në organizëm: Kjo bimë ndihmon në shërimin e ulcerës dhe…

March 1, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.