Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

Keni probleme me kujtesen? Ylli Merja tregon kuren me bimen mjekesore te…

March 7, 20254 Mins Read Këshilla Shëndeti

Bima Ginkgo Biloba rritet afërsisht 37 metra dhe jeton deri në 1000 vjet, megjithëse në Kinë ajo mund të arrijë në një vjetërsi 2500-vjeçare.

Vendet më të përshtatshme për rriten e kësaj bime janë tokat me lagështirë dhe pyjet.

Sipas studimeve, nevojiten rreth 20-35 vite që bima të arrijë maturimin dhe të prodhojë frutin.

ADN e Ginkgos është studiuar nga një grup biologësh e për ta ruajtur kodin gjenetik i janë nevojitur 10 GB.

Pra, është një kod gjenetik më i madh sesa ai i misrit dhe orkidesë, 80 herë më i madh, të cilat janë bimët me gjenomën më të madh të njohur deri më sot.

Gjenoma e bimës është kaq e madhe për shkak të dyfishimeve të gjeneve dhe sekuencave të përsëritura që përmban, 76.85% e AND-së. Kjo bimë përmban rreth 40 mijë gjene.

Vetitë

Flavonoidet i japin veti antioksidante bimës, ndërkohë sipas testeve në laborator flavonoidet forcojnë nervat, muskujt e zemrës, rrjedhjen e gjakut dhe mbrojnë retinën nga dëmtimi.

Sakaq, Ginkgo Biloba ndihmon në largimin e radikaleve të lira.

Këto të fundit krijohen në trupin tonë gjatë procesit normal të metabolizmit, ose hyjnë në organizëm nëpërmjet burimeve të jashtme si duhanpirja, ndotja e mjedisit ose ekspozimi në diell në orare të zgjatura.

Radikalet e lira qarkullojnë në trupin tonë, duke shkaktuar oksidim, një reaksion kimik që dëmton qelizat dhe materialin gjenetik, AND-në. Ndërsa terpenoidet përmirësojnë rrjedhjen e gjakut duke zmadhuar enët e gjakut dhe reduktojnë ngjitjen e plateleve.

Gingo Biloba përdoret gjerësisht për sëmundjet mendore e si pasojë quhet ndryshe edhe si bima e trurit pasi përmirëson rrjedhjen e gjakut në tru dhe shërben si antioksidant i fuqishëm për këtë organ, duke nxitur largimin e toksinave nga neuronet. Këshillohet të përdoret për sëmundje si Alzheimer, dementia, humbje të kujtesës, apo njerëzit me depresion.

Kjo bimë ndihmon në kthjellimin e mendimeve, përmirëson procesin e të mësuarit, të menduarit, dhe kujtesën. Kjo bimë çudibërëse e ndihmon trurin të jetë më aktiv, pavarësisht vështirësisë së aktiviteteve ditore që mund të ushtrojë një person.

Ndërkohë ka veti në përmirësimin e sjelljeve sociale, duke ndihmuar njerëzit që kanë probleme të jenë të hapur në shoqëri apo në aktivitetet ditore sociale. Gjithashtu, Ginkgo Biloba mund të përdoret te fëmijët apo adoleshentët që kanë vështirësi në komunikim apo vështirësi në të shprehur. Të gjitha këto veti janë provuar në pacientë të ndryshëm dhe pas një trajtimi me Gingo Biloba, kombinuar me bimë të tjera kanë treguar shumë përmirësim.

Mënyrat e përdorimit

Ginkgo Biloba mund të përdoret nga personat me depresion apo ankth, por jo në të njëjtën kohë me ilaçe të tjera antidepresive, pasi mund të ndikojë negativisht në veprimin e medikamentit, duke e ndryshuar atë.

Gjithashtu njerëz të cilët vuajnë nga glaukoma, probleme me shikimin, apo shikimin për shkak të dëmtimit të retinës, këshillohen të përdorin Gingko Biloba. Bima ka treguar përmirësim të shikimit tek njerëzit me glaukoma. Gjithashtu, bima ruan shikimin tek njerëzit që vuajnë nga sëmundje si degjenerimi makular i lidhur me moshën (sëmundje që degradon shikimin me kalimin e moshës). Prania e terpeneve, tanineve, flavonoideve, vitaminës C,

karotenoideve dhe shumë përbërësve të tjerë kimikë i japin bimës veti antialergjike. Ndërkohë Gingo Biloba vepron si qetësues i kollës, normalizuese e tensionit, hidratuese që frenon plakjen e trurit, normalizuese dhe nxitëse e veprimtarisë së sistemit nervor, forcuese e kujtesës etj. Bima Gingo Biloba njihet edhe për disa veti të tjera kurative.

Kështu, ajo minimizon dhimbjet e variçeve dhe ndihmon në zvogëlimin e tyre si dhe largon krimbat e zorrëve, ndihmon në trajtimin e gonorresë, shërben si antialergjike, qetëson kollën dhe normalizon tensionin. Më poshtë po shpjegojmë mënyrën sesi ta përdorni bimën e Ginkgo Biloba. Kështu, në një gotë me ujë vloni për 1-2 minuta një lugë gjelle me këtë lloj bime. Çaji i përgatitur duhet të pihet gjatë ditës. Vlen të theksohet se farat përmbajnë një toksinë që quhet Ginkgotoksina, që shkakton helmim. Kinezët i përdorin farat si ushqim, por duhen gatuar mirë.

Kujtesa Ylli Merja
Previous ArticleNuk fitoi dot cmimin e BBVA, por Egli Tako mori këtë SHPERBLIM tjetër të madh!
Next Article Si të trajtoni kolitin me vaj ese…/ Ylli Merja jep kuren me bime mjekesore: Këshillohet që të prekurit nga koliti të përmirësojnë…
Të Fundit

Cdo ditë e më nxehtë! Temperatura të larta ditën e nesërme, ja sa pritet të shënojë termometri

June 12, 2025

Në vetëm pak orë dy persona vr*sin veten, 28-vjeçari i jep fund jetës në oborrin e shtëpisë!

June 12, 2025

Hëna luleshtrydhe e Qershorit sjell ndryshime jetësore për këto shenja të horoskopit!

June 12, 2025
ShowBizi

Cilat janë vendet më të sigurta në një aeroplan në rast të një përplasjeje?

June 12, 2025

Zbulohet sedilja ku ishte ulur pasagjeri i vetëm i mbijetuar nga rrëzimi i avionit të “Air India”

June 12, 2025

Fati është në anën tuaj! Këto janë 4 shenjat e horoskopit që do të kenë zhvillime pozitive gjatë verës! Ja ku duhet të fokusoheni

June 12, 2025
Horoskopi

Fati është në anën tuaj! Këto janë 4 shenjat e horoskopit që do të kenë zhvillime pozitive gjatë verës! Ja ku duhet të fokusoheni

June 12, 2025

Hëna luleshtrydhe e Qershorit sjell ndryshime jetësore për këto shenja të horoskopit!

June 12, 2025

“Dikush është gjithmonë i gatshëm për t’iu kritikuar”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

June 12, 2025
Këshilla Shëndeti

Si të trajtoni dhimbjet e kyçeve brenda një jave/ Ylli Merja tregon kuren: Pacientët duhet të pinë një…

March 7, 2025

Sëmundjet e kockave,Ylli Merja : Nga ARTRITI tek osteoporoza, ja si t’i kuroni me bimë medicinale

January 9, 2025

Ylli Merja tregon kurat popullore, si të ulni kolesterolin brenda një muaji me…

January 30, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.