Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

Si të trajtoni kolitin me vaj ese…/ Ylli Merja jep kuren me bime mjekesore: Këshillohet që të prekurit nga koliti të përmirësojnë…

March 7, 20253 Mins Read Këshilla Shëndeti

Koliti është një sëmundje inflamatore e zorrës së trashë.

Inflamacioni është skuqje dhe acarim i mukozës së zorrës nga brenda, e cila pengon thithjen e të gjitha vlerave të ushqimit nga zorrët.

Fryrja e zorrëve në brendësi krijon probleme me lëvizjen e masës dhe kështu shkakton kapsllëk dhe hemorroide, ose dalje të zorrës nga jashtë në pjesën e anusit.

Gjithashtu, në rastet e rënda shkakton diarre të shpeshtë me gjakderdhje, kur zorra nuk ka aftësi thithëse.

Koliti është një sëmundje 100% e kurueshme. Nëse trajtohet në kohë, atëherë shërohet shumë lehtë e vlen të theksoj se kjo sëmundje prek më shumë meshkujt se femrat, si dhe grupmoshat nga 14-40 vjeç.

 

Shkaktarët e sëmundjes

Koliti shkaktohet nga kequshqyerja, përdorimi i ushqimeve të thata, me shumë yndyrë dhe ushqimeve ‘fast food’.

Një shkak tjetër është stresi ose jeta sedentare. Gjithashtu, sistemi imunitar është një faktor tjetër ndikues.

Inflamacioni në zorrë shkaktohet nga sulmimi i sistemit imunitar me mukozën e brendshme të organizmit. Pra, kur organizmi sulmon vetveten, sepse sistemi imunitar është më aktiv se norma.

Gjithashtu koliti është sëmundje e trashëguar në familje. Nëse prindërit vuajnë nga koliti, mundësia që fëmijët të preken nga sëmundja është e lartë.

Edhe përdorimi i ilaçeve si antibiotikët, kontraceptivët, shkaktojnë kolit, pasi antibiotikët shkatërrojnë florën bakteriale të zorrës së trashë, prandaj duhen evituar sa më shumë.

Disa nga simptomat kryesore të kolitit janë diarre ose kapsllëk, gjakderdhje në jashtëqitje, fryrje e dhimbje e zorrëve; mostretje e ushqimit, anemi, hemorroide në fund të zorrës së trashë.

Trajtimi

Konsumoni vaj esencial mendre dhe borziloku si dhe përdorni xhinxher në gjellë. Kombinimet bimore për kolitin përmbajnë bimë, të cilat ndalojnë inflamacionin dhe kurojnë sëmundjen.

Gjithashtu, glikoja e arrës shërben si antibiotik natyral, pasi përmban jod dhe e mjekon zorrën nga brenda dhe ndihmon në mbylljen e plagëve të brendshme.

Aloe vera xhel është shumë i domosdoshëm për të kuruar kolitin. Edhe curcumina që gjendet tek turmeriku ndihmon në sëmundjet inflamatore dhe forcon sistemin imunitar, pasi është një antioksidant i fuqishëm.

Frankincense është gjithashtu shumë i domosdoshëm, pasi ndalon reaksionet kimike në organizëm që prodhojnë stimulantë për inflamacionin.

Më tej edhe mjalti shërben si lubrifikues i zorrës, pasi ul inflamacionin dhe nxit përthithjen e antioksidantëve nga organizmi. Të gjithë pacientëve që paraqiten te ne e vuajnë nga kjo sëmundje u rekomandojmë të konsumojnë fruta me tul dhe perime jeshile.

Gjithashtu, duhet të bëjnë kujdes që të mos shtojnë në peshë e të mundohen të largojnë stresin e të bëjnë një gjumë sa më të qetë e të plotë.

Më tej këshillohet që të prekurit nga koliti të përmirësojnë punën e sistemit imunitar duke përdorur bimë medicinale, të cilat ndihmojnë në këtë si dhe të marrin vitaminën C.

Gjithashtu, rekomandohet të konsumohen 2 litra ujë në ditë, peshk pasi përmban omega3 dhe kjo ndihmon në uljen e inflamacionit, 1 banane në ditë, lulelakër si dhe brokoli. Rekomandohet përdorimi i arrave, bajameve, farave të lirit të shtypura dhe fara chia, pasi përmbajnë acide yndyrore të cilat ushqejnë dhe rigjenerojnë zorrën e kanë veti antiinflamatore.

Ushqimet që duhen përdorur në sasi të kufizuara nëse nuk vuani nga koliti dhe ato që nuk duhen përdorur fare në periudhën e zorrës së inflamuar janë: kafja (kafja nxit jashtëqitjen), alkooli (nxit diarrenë), produktet e qumështit (rritin bakteret në zorrë), fasulet (shkaktojnë shumë gazra dhe fryrje të mëtejshme të zorrës). Gjithashtu, duhet evituar përdorimi i mishit, pasi ky i fundit kërkon një zorrë të shëndetshme për t’u tretur, misrave, sheqernave e ëmbëlsirave. Edhe ushqimet pikante shkaktojnë diarre, fryrje të zorrëve dhe rritje të inflamacionit, prandaj duhen eliminuar nga tryeza.

Koliti Ylli Merja
Previous ArticleKeni probleme me kujtesen? Ylli Merja tregon kuren me bimen mjekesore te…
Next Article Ylli Merja: Si të luftoni problemet kardiovaskulare me bimën e…
Të Fundit

Cdo ditë e më nxehtë! Temperatura të larta ditën e nesërme, ja sa pritet të shënojë termometri

June 12, 2025

Në vetëm pak orë dy persona vr*sin veten, 28-vjeçari i jep fund jetës në oborrin e shtëpisë!

June 12, 2025

Hëna luleshtrydhe e Qershorit sjell ndryshime jetësore për këto shenja të horoskopit!

June 12, 2025
ShowBizi

Cilat janë vendet më të sigurta në një aeroplan në rast të një përplasjeje?

June 12, 2025

Zbulohet sedilja ku ishte ulur pasagjeri i vetëm i mbijetuar nga rrëzimi i avionit të “Air India”

June 12, 2025

Fati është në anën tuaj! Këto janë 4 shenjat e horoskopit që do të kenë zhvillime pozitive gjatë verës! Ja ku duhet të fokusoheni

June 12, 2025
Horoskopi

Fati është në anën tuaj! Këto janë 4 shenjat e horoskopit që do të kenë zhvillime pozitive gjatë verës! Ja ku duhet të fokusoheni

June 12, 2025

Hëna luleshtrydhe e Qershorit sjell ndryshime jetësore për këto shenja të horoskopit!

June 12, 2025

“Dikush është gjithmonë i gatshëm për t’iu kritikuar”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

June 12, 2025
Këshilla Shëndeti

Shpëtoni njëherë e përgjithmonë nga kallot e këmbëve, thembrat e plasaritura dhe të çara. Ylli Merja: Ja kurat natyrale që mund ti bëni vetë në shtëpi dhe…

January 9, 2025

Ylli Merja: Ja si të kuroni spondiliartrozën me çaj dëllinje. “Këshillat për…

January 30, 2025

Ju futen thonjtë në mish? Ylli Merja tregon kurën natyrale që do tju shpetoje vetem ne pak dite…

January 23, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.