Një 52-vjeçare në Elbasan ka ndërruar jetë në spital, pasi dyshohet se ka konsumuar fostoksinë, në kushte të rënduara psikologjike.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur më datë 13, rreth orës 18:30, ku 52-vjeçarja është dërguar në spital për mjekim, në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Më datë 13.03.2025, rreth orës 18:30, është marrë njoftim se është dërguar për mjekim, në gjendje të renduar shëndetësore, shtetasja R. C., 52 vjeçe. Nga veprimet hetimore rezulton se 52-vjeçarja në kushte të rënduara psikologjike, ka konsumuar fotoksinë. Për pasojë 52-vjeçarja ka humbur jetën, në spital”, njofton policia.