Situata mes dy banorëve të Big Brother VIP Albania,

Gjestit dhe Jozit, është përshkallëzuar ndjeshëm në orët e fundit, duke kaluar nga debatet verbale në veprime që po konsiderohen serioze dhe të papranueshme nga publiku dhe banorët e tjerë.

Prej fillimit të spektaklit, Gjesi dhe Jozi kanë qenë në përplasje të vazhdueshme, por së fundmi, tensioni ka arritur kulmin.

Një moment që ka bërë xhiron e rrjetit është ai kur Gjesti i ka këputur varësen e shenjtë Jozit, një varëse me një kryq, duke nxitur një reagim të ashpër nga vetë Jozi dhe Aldo.

 

https://streamable.com/bgfqcj

“Ke treguar urrejtje fetare, o ordiner!” – i është drejtuar Jozi me zë të lartë Gjestit, ndërsa Aldo e mbështeti duke kërkuar ndërhyrje nga produksioni.

https://streamable.com/me8b9f

Ata kërkuan që për këtë veprim, të merret masa më e rëndë: një zarf i zi për Gjestin.