Deprecated: Optional parameter $options declared before required parameter $ad is implicitly treated as a required parameter in /var/www/vhosts/hilsn.com/pp.hilsn.com/wp-content/plugins/advanced-ads/classes/display-conditions.php on line 208
O zot cfarë dhimbje! Dyshohet se po pastronte xhamat, 26 vjecarja bie nga kati i 7 i pallatit, humb jeten ne vend! - Hilsn Media

O zot cfarë dhimbje! Dyshohet se po pastronte xhamat, 26 vjecarja bie nga kati i 7 i pallatit, humb jeten ne vend!

admin

Një ngjarje tragjike ka tronditur ditën e djeshme qytetin e Prishtinës.

 

Një vajzë rreth 26 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga kati i shtatë i një ndërtese banimi në lagjen Lakrishtë.

Sipas raportimeve, vajza ishte duke larë xhamat e banesës kur ka ndodhur aksidenti fatal. Fatkeqësisht, ajo nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Menjëherë pas incidentit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur njësitë e Policisë së Kosovës, bashkë me ekipin e Forenzikës, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të rastit.

Aktualisht, rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat ligjore për të hedhur më shumë dritë mbi këtë tragjedi.

×