Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

Ditëlindja që u kthye në tragjedi: 11 vjecari po shkonte të frynte qirinjtë, autorët i bënë pritë dhe qëIIuan me br*shëri

April 18, 20253 Mins Read Të Fundit

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur një natë më parë në Tiranë ku pre e një atentati ranë djemtë e mitur të pronarit të kompanisë private “Pelikan Secyrity”, Vesel Bardhi Demiraj.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 21:50 të mbrëmjes të së enjtes ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash drejt automjetit me të cilin po udhëtonin dy djemtë e Demirajt, Dior Demiraj, 11 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17-vjeç dhe shoku i tyre 19-vjeçar, Kian Mullaj.

Automjeti tip “G-Class” me të cilin tre të rinjtë po udhëtonin po drejtohej nga 34-vjeçari Arenc Stafa, i cili rezulton se është punonjës i kompanisë “Pelikan Security” dhe në momentin ku dhe ndodhi ngjarja ishte shoqëruesi i tyre. Si pasojë e plumbave mbetën të plagosur katër personat që ndodheshin në këtë mjet, ndërkohë që 11-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po lufton për jetën në spitalin e Traumës.

Newsbomb.al njoftoi më herët se Dior Demiraj ditën e djeshme festoi ditëlindjen e tij të 11-të. Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se në momentin kur dhe ndodhi atentati ata po ktheheshin nga festa e ditëlindjes.

I mituri, së bashku me vëllain e tij dhe shokun e tyre 17-vjeçar kishin shkuar me automjetin në pronësi të Vesel Demirajt në pistën e garave në Pjezë.

Pasi kishin festuar aty ata, të shoqëruar nga 34-vjeçari, ishin nisur për t’u kthyer për në Tiranë, në Lundër për të vazhduar festën e ditëlindjes së 11-vjeçarit me familjarët.

Sipas informacioneve të bëra me dije deri më tani, gjatë kthimit ata ishin futur në Unazë për të dalë në Lundër dhe kur janë futur te rrethrrotullimi i Shkozës, rreth orës 21:30 teksa po vijon rrugën për në autostradë, një automjet tjetër tip fuoristradë i zuri pritë dhe filloi të qëllojë në drejtim të tyre.

Breshëria e plumbave ka vijuar deri te Agropark, Tregu Agro Ushqimor, ku dhe ka qenë pika kulminate e të shtënave me armë. Drejtuesi i “G-Classit”, 34-vjeçari Stafa ka tentuar t’i shmanget plumbave me aq sa ka mundur dhe të shpëtojë tre të rinjtë, por si pasojë e plagëve të marra ai humbi ndjenjat në zonën e Lundrës.

Aty më pas kanë qenë njerëzit e rastësishëm të cilët kanë kaluar në rrugë dhe kanë njoftuar menjëherë Policinë, ndërkohë që thuhet se katër të plagosurit kanë qenë vetë qytetarët ata të cilët me mjetet e tyre private i kanë transportuar për në Spitalin e Traumës.

 

atentat shqiperi te fundit tirane
Previous ArticleDalin pamjet, Aldo shihet ne pranine e ish-banores se BBV4…
Next Article Aspak i penduar? Jozi shfaqet në publik, ja cfarë mesazhi jep ai për të gjithë (Video)
Të Fundit

E fundit: Ndodh në ditë Bajrami, qeIIohet me a*më drejt çiftit të bashkëshortëve!

June 6, 2025

‘Puthje dhe përqafime…’ Vajza “misterioze” i hidhet në qafë Jozit, pamjet që po bëjnë ‘namin’ në rrjet!

June 6, 2025

U nisën për në Tiranë, aksident në urën e re të Kukësit, përpIasen tre automjete! (FOTO)

June 6, 2025
ShowBizi

Shenjat e Horoskopit që “marrin frymë” financiarisht në qershor

June 7, 2025

Dyshohet se u përplas dhe u shtyp nga traktori në punë, humb jetën në Itali 38-vjeçari shqiptar

June 6, 2025

Ndërron jetë papritur ish-bashkëshorti i Grida Dumës

June 6, 2025
Horoskopi

Shenjat e Horoskopit që “marrin frymë” financiarisht në qershor

June 7, 2025

“Një fazë shumë dinamike po vjen për ndjenjat”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

June 6, 2025

Askush nuk do e donte këtë lajm! Gjithçka kthehet ‘përmbys’ për këto tri shenja të horoskopit

June 6, 2025
Këshilla Shëndeti

Keni probleme me kujtesen? Ylli Merja tregon kuren me bimen mjekesore te…

March 7, 2025

Specialisti Ylli Merja: Shpëtoni nga infeksionet urinare përmes bimëve medicinale brenda një kohe të shkurtër dhe…

December 21, 2024

‘Ilaçin’ e stresit dhe ankthit e gjeni këtu! Ylli Merja prezanton bimët magjike

January 9, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.