Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën Kërçovë-Gostivar, ku 3 persona raportohet se kanë humbur jetën.

Nga aksident i rëndë në në fshatin Trapçindoll janë mbetur të plagosur edhe 8 persona.
Sipas informacioneve paraprake në aksident janë përfshirë 3 automjete, ndërsa të lënduarit disa janë transferuar në Spitalin e Kërçovës dhe disa në Spitalin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup.
“Në ora 20:55 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Kërçovë-Gostivar, në mes të Kërçovës dhe fshatit Trapçin Dol, në të cilin janë përfshirë tri vetura. Sipas informacioneve fillestare, nga lëndimet e marra kanë vdekur tre persona, ndërsa tetë persona janë lënduar dhe disa prej tyre
janë transferuar në Spitalin e Kërçovës dhe disa në Spitalin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup. Ndalohet qarkullimi në të dy drejtimet për të gjitha llojet e mjeteve”, thonë nga MPB për TV21.