Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

Lajm i trishtë, arsimi në z*! Mbyll sytë përgjithomë profesori i njohur ndër breza.

April 26, 20253 Mins Read Të Fundit

Profesori i statistikës, demografisë dhe metodave e teknikave të kërkimit në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë,

Fatmir Mema nuk jeton më. Lajmi i trishtë ka ardhur mëngjesin e kësaj të shtune, duke lënë të pikëlluar familjen, kolegët dhe studentët e pafund që kishin mësuar prej tij.

“Një lajm i trishtueshëm për familjen, miqtë, kolegët dhe studentët: ndërroi jetë miku ynë i jashtëzakonshëm, Prof. Dr. Fatmir Mema. Për mua ishte vëlla. U njohëm në vitin 1982 si bashkëstudentë të Ekonomikut dhe mbetëm miq të pandashëm për 42 vjet”, shkruan ish-ministri Arben Malaj.

Edhe vetë profesr në këtë fakultet, Malaj thotë se Fatmir Mema ishte i palodhur për të ndihmuar studentët, por jeta e kishte përballur me pak sfida, siç ishte ajo e vdekjes së djalit 14 vjeçar pas diagnostifikimit me shëmundje të rëndë.

“I palodhur për të ndihmuar çdo student dhe kolege të ri. Mbështetës i studentëve dhe kolegëve nga Kosova dhe Maqedonia. Fatmiri pati jo pak sfida në jetën e tij. Vdekja e Aleksit ishte një thikë në zemër që mbeti e ngulur deri në momentin që Zoti i dëgjoi lutjet e përditshme për t’u bashkuar.

Prehu në paqe, i dashur mik i vyer i mijëra studentëve dhe kolegëve! Ngushëllime familjes! Do të jesh i paharruar për dashamirësinë, pozitivitetin dhe përkushtimin në shërbim të cdo studenti dhe kolegu”, përmbyll Arben Malaj.Biografi e shkurtër – Fatmir Mema

Prof. Fatmir Memaj (1962) është profesor i rregullt në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës që nga viti 2007. Ai ka qenë dhe aktualisht ishte Zëvendës Dekan (2003-2016 dhe 2020-) duke mbuluar menaxhimin ndërkombëtar të projekteve, Standardet dhe Sigurimin e Cilësisë. Është diplomuar për Bachelor në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës, (1985), PhD (nëntor 1996).

Interesi i tij kërkimor përfshinte: statistikat, demografinë, metodat dhe teknikat e kërkimit, zhvillimin e arsimit të lartë dhe zhvillimin socio-ekonomik të fokusuar në vendet e Ballkanit. Ai ishte Drejtor Ekzekutiv i Think Tank Shqiptar Social Ekonomik.

Prof. Memaj është anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare për Studime të Pyetësorëve – IASS (2000), anëtar i Shoqatës së Statisticienëve të Ballkanit (2000) dhe anëtar i Shoqatës Evropiane të Arsimit Ndërkombëtar – EAIE, (2011).

Gjatë periudhës 1992-1993 ka qenë zëvendësministër i Mbrojtjes, duke mbuluar probleme ekonomike dhe gjithashtu, ka qenë dhe aktualisht po kontribuon si konsulent i disa kompanive ndërkombëtare dhe vendase, agjencive të administratës publike shqiptare dhe këshilltar me kohë të pjesshme në disa ministri shqiptare.

Ai ka mbi 35 vjet përvojë në institucionet e arsimit të lartë dhe është autor dhe bashkëautor në 6 monografi, 5 përkthime librash, më shumë se 60 artikuj, më shumë se 100 punime konferencash dhe mbi 100 projekte kërkimore, duke qenë studiues, partner dhe koordinator i ekipit lokal.

fatmir mema vdekje
Previous Article‘Egli u mashtrua nga Gjesti…më vjen shumë keq…’ producenti i njohur bënë deklaratën e papritur!
Next Article Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat e Horoskopit…
Të Fundit

Erdhi momenti! Alba jep lajmin e papritur në lidhje me Limin!

June 9, 2025

‘Qershori do ju NDRYSHOJE jetën’! Meri Gjini paralajmëron si asnjëherë më parë për këtë verë

June 9, 2025

Aksidenti tragjik u mori jetën dy të rinjve, miqtë e tyre bëjnë gjestin prekës në vendin e aksidentit!

June 9, 2025
ShowBizi

E mbajta me leke e brekë! Anaidi i nxjerr ‘BOJEN’ Gjestit: I gjeta duke ngrënë duhan, edhe breket ja…

June 9, 2025

“Nuk është gjithmonë e lehtë, por ndjej që është momenti”, Alba ndahet nga Limi? Ja cfare ka ndodhur…

June 9, 2025

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart! Më të bekuarit…

June 9, 2025
Horoskopi

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart! Më të bekuarit…

June 9, 2025

‘Qershori do ju NDRYSHOJE jetën’! Meri Gjini paralajmëron si asnjëherë më parë për këtë verë

June 9, 2025

Kjo shenjë të përgaditet për të Mërkurën! Një ngjarje ‘tronditëse’ do ju ndodh!

June 9, 2025
Këshilla Shëndeti

Simptomat e heshtura që tregojnë problemet në veshka tek fëmijët dhe trajtimi natyral nga Ylli Merja me…

January 23, 2025

Pa ndërhyrje estetike, Ylli Merja zbulon sekretin qe ju nevojitet: Ja si mund të ngadalësoni plakjen falë këtyre ushqimeve dhe çajrave bimorë

December 21, 2024

Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

May 21, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.