Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Lezhë.

Rreth orës 21:10, në lagjen ish-SMT, Lezhë, në banesën e tij,
është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, shtetasi H. B., rreth 28-vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.