Close Menu
Hilsn MediaHilsn Media
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Hilsn MediaHilsn Media
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Hilsn MediaHilsn Media

Dhimbje dhe humbje e madhe! Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur shqiptar

May 4, 20253 Mins Read Të Fundit

Ka nderruar jete ne moshen 75 vjeçare, një prej figurave të shquara të artit skenik dhe kinematografik shqiptar, aktori dhe regjisori i njohur Eduart Çala.

Ai u shua në moshën 75-vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike dhe kulturore për qytetin e tij të lindjes dhe për gjithë artdashësit shqiptarë.

Eduart Çala lindi më 19 shtator 1950 në Elbasan ku kreu edhe arsimin fillor dhe të mesëm në shkollën “Jeronim De Rada”. Edhe pse nuk e pati mundësinë të studiojë për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve, ai ndoqi studimet e larta në Institutin Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani” për Gjuhë-Letërsi. Dashuria për teatrin dhe skenën do të shfaqej që në bankat e shkollës së mesme, kur interpretoi në komedinë “Udha e Zavalinëve”, një pjesë që la gjurmë në jetën e tij artistike.

Në vitin 1971, Çala u bë pjesë e trupës profesioniste të Teatrit “Skampa” në Elbasan ku gjatë dekadave të punës së tij interpretoi në mbi 50 shfaqje teatrore. Roli i tij në teatër u karakterizua nga një gamë e gjerë interpretimesh, duke kaluar nga rolet kryesore te ato dytësore dhe episodike, gjithmonë me një përkushtim dhe profesionalizëm të veçantë.Përveç teatrit, Eduart Çala kontribuoi edhe në kinematografinë shqiptare.

Ai u angazhua në role dytësore dhe episodike në disa filma artistikë ku spikati me interpretimet e tij të natyrshme dhe të kujdesshme. Ndër filmat më të njohur ku ai ka marrë pjesë përmenden: “Përtej mureve të gurta” (1979) ku interpretoi rolin e kuestorit italian, “Një natë Nëntori” (1979), “Partizani i vogël Velo” (1980) si komisari, “Pranverë e hidhur” (1985), “Një jetë me shumë” (1986), “Kronikë e atyre viteve” (1986), “Tre veta kapërcejnë malin” (1988), dhe “Ngjyrat e moshës” (1990).Veprimtaria e tij artistike nuk u kufizua vetëm në aktrim. Eduart Çala dha një kontribut të çmuar edhe si regjisor në Teatrin e Kukullave në Elbasan ku vuri në skenë dhjetëra shfaqje për fëmijë duke ndihmuar në edukimin dhe argëtimin e brezave të rinj.

Ai ishte shpeshherë edhe prezantues në koncerte dhe spektakle të ndryshme, festivale të këngës qytetare dhe për fëmijë, si dhe në aktivitete rinore të qytetit dhe më gjerë.Për kontributin e tij të palodhur në artin shqiptar, në vitin 1985 Çala u dekorua me medaljen “Naim Frashëri”. Bashkia e Elbasanit e nderoi me titullin “Mirënjohje e Qytetit”, ndërsa vlerësime të shumta i janë akorduar në Festivalet Kombëtare të Teatrove, të fëmijëve dhe të kukullave.

Eduart Çala ishte pjesë e brezit të artë të aktorëve që dolën nga Elbasani, krahas emrave të tillë si Demir Hyskja, Shpëtim Shemili, Astrit Cerma, Spiro Duni, Ermira Bahiti (Gjata), Tefta Haziraj dhe Veronika Papa.

Me ndarjen e tij nga jeta, skena shqiptare humbet një prej figurave më të përkushtuara, një artist të qetë e punëtor, që jetoi me pasionin për artin dhe dashurinë për publikun.

Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë në memorien e qytetit të Elbasanit dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e duartrokitën në skenë.

Eduart Çala vdekje
Previous Article‘Turp! Boll më se po…’ po zien rrjeti nga lajmet, reagon motra e Gjestit!
Next Article Beqarët mund të ndiejnë një thirrje misterioze…”/ Horoskopi për sot: Rrezik për keqkuptime…
Të Fundit

Ngjarje tragjike! Tragjedi: Rrëzohet balona, humbin jeten 8 persona! (Video tr*nditese)

June 21, 2025

Temperaturat e larta ‘p*shtojnë’ Shqipërinë! Ja sa pritet të shënojë termometri ditën e nesërme

June 21, 2025

Media në Zl! Mbyll sytë përgjithmonë gazetari i njohur shqiptar, për vite me rradhë drejtoi…

June 21, 2025
ShowBizi

Parashikimi i Horoskopit/ Peshorja, një fluks të paplanifikuar parash, Akrepët bien në borxhe! Çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

June 21, 2025

Lajmet e divorcit me Vesën një strategji? Big Basta dhe Andueli “përplasen” pas finales: Ke përdorur martesën

June 21, 2025

Çfarë humbët nga finalja e Ferma VIP? Kapet puthja në buzë e Albanos me ish-fermeren në prapaskenë: DEL VIDEO

June 21, 2025
Horoskopi

Parashikimi i Horoskopit/ Peshorja, një fluks të paplanifikuar parash, Akrepët bien në borxhe! Çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

June 21, 2025

Kjo do jetë Vera juaj! 3 shenjat e horoskopit që do marrin atë që meritojnë, si për mirë ashtu dhe për keq!

June 21, 2025

Upss! Kjo shenjë do të zhytet në borxhe, një problem do e cojë drejtë një rruge të vështirë! Ja kush do…

June 21, 2025
Këshilla Shëndeti

Ylli Merja: Kura 10 ditore për të eliminuar parazitët në zorrë

December 21, 2024

Ylli Merja: Efektet çudibërëse të bimës së basanit në organizëm: Kjo bimë ndihmon në shërimin e ulcerës dhe…

March 1, 2025

‘Zjarri i Natës’, si ta kuptojmë dhe parandalojmë sëmundjen torturuese përpara se të jetë tepër vonë. Metodat natyrale të trajtimit sipas Ylli Merjas

January 3, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.