Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rrallë që është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit,

ku bashkë me qytetarët e tjerë në qendrën e votimit është paraqitur edhe një nuse e veshur me vello të bardhë.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama uron çiftin në ditën e tyre, duke e quajtur këtë një gjest emocionues qytetar.
“Ah sa e bukur, të votosh duke nusëruar.
Jetë të lumtur dhe për hajër për krejt Shqipërinë, ky gjest kaq emocionues qytetar”, shkruan kryeministi Edi Rama krah fotos.