Ndërsa janë numëruar 102324 nga 194889 zarfe me vota nga Diaspora, Partia Socialiste ka thelluar diferencën me Partinë Demokratike.

Deri në këto momente socialistë kanë marrë 54945 vota, ndërsa demokratët 28657.
Kujtojmë që aktualisht në total Partia Socialiste ka marrë 788216 vota, ndërsa PD-ASHM 510437 vota.
Llogaritur në numër mandatesh PS merr deri tani 83 mandate, PD 50, Partia Mundësia 2 mandate,
Lëvizja Bashkë 1 mandat, PSD 3 mandate dhe Shqipëria Bëhet 1 mandat.