Hilsn

E RËNDË/ Qëllohet me thikë 15-vjeçari në Korçë! Autori një adoleshent, i bëri pritë teksa…

Raportohet se kjo nuk ka qenë hera e parë që konfliktoheshin me njëri-tjetrin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë, ku një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë.

Mësohet e ai është qëlluar nga një 14-vjeçar në një rrugicë në hyrje të fshatit Sheqeras,

pas një konflikti mes tyre për motive të dobëta. Raportohet se kjo nuk ka qenë hera e parë që konfliktoheshin me njëri-tjetrin,

teksa dyshohet se 14-vjeçari i ka bërë pritë hde më pas e ka plagosur.

Autori është kapur nga policia, ndërsa ka deklaruar fillimisht se 15-vjeçari e ngacmonte herë pas here me fjalë e ky është motivi i sherrit.

×