Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

    ‘Ne hamë bukë me muzikë…’ Flet babai i Beatriçes, prek me rrëfimin e tij të ndjerë!

    May 17, 20252 Mins Read Të Fundit

    Pak ditë pasi Beatriçe Gjergji përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision me këngën “Zjerm”, një intervistë prekëse e babait të saj, Mario Gjergji, ka prekur zemrat e publikut.

    I ftuar në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon, Mario ndau rrëfimin personal për rrugëtimin muzikor të vajzës së tij dhe lidhjen shpirtërore të familjes me muzikën.

    “Muzika është në gjak tek ne,” tha ai me krenari. “Në familjen Gjergji këndojnë të gjithë… thoshin dikur me shaka: tek ata këndojnë edhe pulat. Ne hamë bukë me muzikë.”

    Mario tregoi se talenti i Beatriçes ka qenë i dukshëm që në fëmijëri, kur ajo kompozonte melodi të vogla dhe këndonte me pasion. Por pavarësisht lidhjes së saj me artin, ai ndiente shqetësim për shkëputjen e mundshme nga rrënjët shqiptare.

    “E rritur me këngë shkodrane, ia injektoja sa më shumë, por nuk i pëlqente shumë muzika jonë… Kishte një zë të bukur, por më dukej sikur po më dilte ‘nga shinat’,” tha ai, duke kujtuar vitet e hershme të vajzës që u rrit në Itali, mes muzikës italiane dhe angleze.

    Gjithçka ndryshoi kur Beatriçe u njoh me producentin Kola, të cilin Mario e cilëson si “pikë kthese” në karrierën e saj. Me ndihmën e tij, ajo gjeti balancën mes origjinës dhe stilit modern, duke sjellë një identitet autentik në skenë.

    Sot, Beatriçe është jo vetëm krenari për familjen, por edhe për një Shqipëri të tërë që e pa të ngjitej në një prej skenave më të rëndësishme muzikore në botë – duke dëshmuar se talenti, rrënjët dhe përkushtimi janë një kombinim që ndez “Zjermin” e suksesit.

    Beatriçe Gjergji
    Previous ArticleShtatëzënë apo jo, Alba dhe Lim Hoti tregojnë të vërtetën nëse janë në pritje të një fëmije!
    Next Article Cfarë po ndodh me trupin e Luana Vjollcës? Ndjekësit shpërthejnë në kritika! (Foto)
    Të Fundit

    Aksident në vendin tonë: Dy persona pIagosen, dalin detajet

    May 17, 2025

    Xhensila ndanë foto nga pushimet me djalin e zemrës!

    May 17, 2025

    Shqiptarët i besuan mandatin e katërt, Linda Rama flet e mallëngjyer për këtë fitore!

    May 17, 2025
    ShowBizi

    “I thashë ik…”/ Andrea trazoi rrjetin me deklaratën se nuk e donte fëmijën e parë, reagon gruaja e tij (Foto)

    May 17, 2025

    Ish banorja e ‘BBVA’ konfirmon ndarjen e Gjestit dhe Eglit

    May 17, 2025

    Surprizë! Ky do të jetë personazhi i parë i ftuar në sezonin e ri të “Goca & Gra”

    May 17, 2025
    Horoskopi

    “Endrrat tuaja në lidhje me paratë mund të…”/ Horoskopi për ditën e sotme,: Ka gjasa të keni rritje page

    May 17, 2025

    Një ‘derë’ drejt mundësive, Chrysanthi Kalogeri zbërthen mesazhin e javës për shenjat

    May 16, 2025

    Këto janë 3 shenjat e horoskopit që i bëjnë lekët “rrush e kumbulla”

    May 16, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Lulet të Blirit/ Ilaç për shumë sëmundje, Ylli Merja tregon përdorimin per…

    January 23, 2025

    Ylli Merja : Shikoni ngjyrën e gjuhës tuaj dhe kuptoni se nga çfarë problemesh shëndetësore vuani

    January 3, 2025

    Duar e këmbë të ftohta? Zbuloni problemin shëndetësor që fshihet pas tyre / Ylli Merja tregon zgjidhjen me…

    January 23, 2025
    © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.