Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    • Këshilla AI
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

    Dhimbje dhe humbje e madhe! Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur dhe i talentuar

    May 21, 20252 Mins Read Të Fundit

    Hollywood-i është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të aktorit të njohur amerikan, George Wendt, i cili ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare.

    Burime të afërta për TMZ bëjnë me dije se aktori ka ndërruar jetë në paqe, në gjumë, në shtëpinë e tij, në orët e hershme të mëngjesit të së martës. Shkaku zyrtar i vdekjes mbetet ende i paqartë.

    Wendt u bë i famshëm për publikun anembanë botës përmes rolit të Norm Peterson në sitcom-in legjendar “Cheers”, i cili transmetohej në NBC për më shumë se një dekadë. Ai u shfaq në të gjitha 275 episodet e serialit, duke e kthyer personazhin e tij në një figurë të dashur për audiencën. Për interpretimin e tij të jashtëzakonshëm, George Wendt mori gjashtë nominime radhazi për çmimin prestigjioz “Primetime Emmy” në kategorinë “Aktori më i mirë mbështetës në një serial komedi”.

    Pas përfundimit të serialit “Cheers” në vitin 1993, ai u përpoq të vazhdonte me suksesin e tij duke krijuar sitcom-in e tij personal, “The George Wendt Show”. Edhe pse ky projekt nuk pati të njëjtën jetëgjatësi si “Cheers”, ai tregoi dëshirën e aktorit për të eksperimentuar dhe për të sjellë energjinë e tij komike në forma të reja.

    Karriera e George Wendt nuk u kufizua vetëm në botën e televizionit. Ai ka pasur role të shumta edhe në kinematografi, duke u shfaqur në filma të ndryshëm si “Airplane II: The Sequel”, “No Small Affair”, “Fletch”, “The Little Rascals”, “Spice World”, “Outside Providence”, “Alice in Wonderland”, “Santa Buddies” dhe “Sandy Wexler”. Përmes roleve të tij, ai shfaqi një gamë të gjerë emocionesh – nga humori absurd deri te ndjeshmëria e thellë – duke u bërë kështu një nga fytyrat më të dashura të ekranit amerikan.

    Me humbjen e George Wendt, bota e artit humbet jo vetëm një aktor të talentuar, por edhe një njeri që për dekada me radhë solli buzëqeshje, ngrohtësi dhe momente të paharrueshme për miliona shikues. Kujtimi i tij do të jetojë përmes roleve të tij ikonike dhe ndikimit të tij në kulturën pop. /Prive By Liberta Spahiu

    George Wendt vdekje
    Previous ArticleNgjarje tronditëse! Gjendet pa shenja jete 24 vjecari në Tiranë
    Next Article Probleme me jashtëqitjen dhe kolitin? Ylli Merja: Koliti kurohet 100 % / Ja kura dhe receta ideale qe do tju…
    Të Fundit

    ‘Artan Lame është gjallë…’ Blendi Fevziu tregon cfarë i tha familja e tij ‘Ndodhet në koma cerebraIe, por ende jeton…’

    May 22, 2025

    Franceska Murati demostron shpullën e famshme që Jozi i dha Gjestit? Rrjeti shpërthen në komente

    May 22, 2025

    Konfirmoi ndarjen nga Jashari, Hati fejohet me dikë tjetër? Ja fotoja që ngriti dyshime të mëdha

    May 22, 2025
    ShowBizi

    TRAGJIKE/ Ndërron jetë 15-vjeçari shqiptar, u aksidentua me biçikletë…

    May 22, 2025

    A jeni pjesë e listës? Tre shenjat e horoskopit që do të përmirësojnë financat e tyre javën e ardhshme

    May 22, 2025

    Ish banorja e Big Brother së shpejti nënë për herë të parë

    May 22, 2025
    Horoskopi

    A jeni pjesë e listës? Tre shenjat e horoskopit që do të përmirësojnë financat e tyre javën e ardhshme

    May 22, 2025

    Do përballeni me atë që nuk e keni pritur, por mos u dorëzoni! Horoskopi për sot, kini kujdes nga njerëzit e afërt!

    May 22, 2025

    Cila shenjë do të marrë një surprizë fantastike? Horoskopi për sot: Do bëni gabime…

    May 22, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Prostata ‘qendra dashurore e burrit’/ Shenjat e para të problemeve, zmadhimi i prostatës dhe kurat bimore më efikase me…

    January 23, 2025

    Ylli Merja: Glikoja e arrës dhe propolisi me rigon, zgjidhja për të kuruar ga…

    January 9, 2025

    Festat e fundvitit, specialisti Ylli Merja : Ja çfarë të përdorni pasi e keni rënduar organizmin me gatime shumë kalorike

    January 3, 2025
    © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.