Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    • Këshilla AI
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

    Çfarë ‘fshihet’ pas mpirjes së duarve? Ylli Merja tregon problemin: Ja si t’a trajtoni me…

    May 21, 20254 Mins Read Këshilla Shëndeti

    Çfarë tregon mpirja e duarve për shëndetin dhe si ta shërojmë me dy veprime të thjeshta.

    Të paktën një herë në jetë të gjithë mund të kemi përjetuar ndjesinë e mpirjes së duarve.

    Mpirja e duarve është një ndjesi e çuditshme që mund të ndodhë në duar, gishta, ose ndonjëherë në gishta dhe krah, e cila shpesh përshkruhet si një ndjesi ‘nxehtësie’ ose ‘gjembash’, dhe mund të shoqërohet me humbje të ndjeshmërisë.

    Kjo ndjesi shpesh mund të jetë e përkohshme, por në disa raste mund të jetë një shenjë e një problemi të shëndetit.

    Cilat janë disa nga shkaqet më të zakonshme që mund të shkaktojnë mpirjen e duarve? Nëse mpirja është përkohshme dhe kalon shpejt ajo mund të mos jetë shqetësuese,

    por nëse ajo përsëritet apo zgjat shumë mund të jetë sinjal i një problemi shëndetësor.

    Pikërisht në lidhje me këtë temë, çfarë ‘fshihet’ pas mpirjes së duarve, flasim me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja në “Rreze Dielli” në Report TV,

    i cili na tregon shkaqet që sjellin mpirje të duarve dhe disa trajtime natyrale.

    Mpirja e duarve mund të ketë disa shkaktarë, thekson Merja, mund të vijë nga çervikalja, mund të vijë nga artriti apo nga borsiti. Por më së shumti shkaktari kryesor i mpirjes së duarve vjen nga ngushtimi i tunelit karpal.

    “Kockat karpale të kyçit të dorës janë 8 kocka si gjysëm hëne që formojnë një tunel të ngushtë dhe të mbyllur, nëpër të cilin kalon nervi median dhe tendinat e lëvizjes së gishtave.

    Nëse ky tunel ngushtohet, shkakton dhimbje dhe mpirje në gishta dhe kyçin e dorës. Po kështu kockat karpale kanë përsipër dhe një ligament të trashë, kur tendina inflamohet shtyp nervat dhe për pasojë krijohet mpirja e duarve”, sqaron Ylli Merja.

    Shkaktarët që ndikojnë në sindromën e tunelit karpal janë: përdorimi i shpeshtë i dorës dhe kyçit në punë fizike, tastiera e kompjuterit, instrumentet muzikore, etj. Një shkak tjetër janë lëndimet ose fraktura në kyçin e dorës, artriti reumatoid ose depozitime të kriprave në kyçin e dorës, retencioni i lëngjeve që zakonisht ndodh në shtatzëni ose në prani të sëmundjeve hormonale si hipertiroidizmi. Gjithashtu diabeti mund të dëmtojë nervat, por një tjetër faktor është dhe gjenetika, pasi disa persona kanë tunel karpal më të ngushtë në mënyrë natyrale.

    “Simptomat tipike të ngushtimit të tunelit karpal janë mpirje ose ndjesi shpimi në gishta, dobësi në dorë veçanërisht e vështirë për të mbajtur peshë, dhimbje që përkeqësohen gjatë natës, vështirësi në lëvizjen e gishtave, por në disa raste dhe enjtje të dorës dhe kyçit të dorës” nënvizon Merja.

    Mpirja e duarve nëse është e përsëritur, nuk duhet të neglizhohet ndaj duhet të bëhen ekzaminimet e nevojshme mjekësore.

    “Nëse nga ekzaminimet përcaktohet sindroma e tunelit karpal, hapi i parë që çdo pacient duhet të ndjekë janë disa ushtrime tepër të thjeshta”, tregon biofarmacisti Merja.

    Ushtrimet për Tunelin Karpal:

    – Lutja, vendosim duart para gjoksit, bërrylat rrinë drejt me pëllëmbët, zbrit duart poshtë barkut. Mbajini për 20-30 sekonda dhe përsëriteni 3 herë.

    – Përkulja ose shtrirja e kyçit të dorës, shtrini krahun me pëllëmbën poshtë dhe kapni gishtat e dorës tjetër për t’i tërhequr ngadalë nga vetja. Mbajeni për 15-20 sekonda dhe përsëriteni 3-4 herë.

    – Ushtrimi i grushtit dhe hapjes së dorës, përsëritet 8-10 herë nga 15-20 sekonda.

    – Ushtrimi i rrëshqitjes së nervit median, mbani krahun para me pëllëmbën për nga vetja. Bëjeni dorën grusht, hape dorën, zgjat gishtat pas, përkule dorën dhe rrotulloni dorën, në fund ngrijeni dorën lart drejt tavanit.

    – Ushtrimi i rrotullimit të kyçit të dorës, bëni rrotullime të ngadalta të kyçit në drejtim të akrepave të orës dhe pastaj në anën tjetër. Bëni nga 10 rrotullime.

    Por përveç ushtrimeve duhet të ndihmojmë organizmin dhe me disa çajra apo bimë, duke qenë se mund të kemi depozitime të kripërave. Pak shafran indie ose xhinxhër na largon inflamacionin në trup, ndërsa për një qarkullim të mirë të gjakut mund të konsumohet nga një luge supe në ditë boronica ose aronia. Gjithashtu uthulla e mollës nuk duhet të ndahet nga përditshmëria jonë, 1-2 lugë gjelle çdo ditë në gjellë apo sallatë.

    “Lagni me uthull molle të tretur në pak ujë me kripë një napë dhe mbështillni kyçin e dorës. Lëreni 10-15 minuta, pasi hiqni garzën lyeni kyçet me vajin ose kremin Reumer, këtë veprim përsëriteni 2 herë në ditë. Gjithashtu pini 3 herë në ditë nga 1 gotë çaj kolestomer ose çaj reumer”, këshillon specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, pa harruar të bëhen çdo ditë ushtrimet e rekomanduara.

    Ylli Merja
    Previous ArticleThundërmushka, magjia e shërimit / Ja si ta përdorni për këto sëmundje, Ylli Merja: Ilaç natyral për…
    Next Article Stop kapsllëkut përgjithmonë! Si të pastroni zorrën brenda 24 orëve, Ylli Merja: Ky eshte trajtimi me i mire me…
    Të Fundit

    Kjo foto po trazon rrjetin! Bora Zemani shfaqet si asnjëherë më parë!

    May 23, 2025

    Maji po mbaron, këtyre 3 shenjave do u shkëlqejë jeta në Qershor! Para, të mira dhe…

    May 23, 2025

    Boll e toleroi! Egli Tako merr VENIDMIN E PAPRITUR në lidhje me Gjestin

    May 23, 2025
    ShowBizi

    Hapet nesër tuneli i Llogarasë! Balluku jep lajmin: Do jetë pa pagesë deri me…

    May 23, 2025

    “Mu fik drita e syrit”/ Pas babait, Rudina Dembacaj humb njeriun tjetër të shtrenjtë!

    May 23, 2025

    “Bëhet fjalë për…”/ Reagon Belina Pupa: E vërteta e akuzave për kultivim k*nabisi në Australi!

    May 23, 2025
    Horoskopi

    Maji po mbaron, këtyre 3 shenjave do u shkëlqejë jeta në Qershor! Para, të mira dhe…

    May 23, 2025

    Javë vendimtare për dashurinë, paratë dhe karrierën! Astrologia tregon se si ndikon Hëna e re te shenjat

    May 23, 2025

    Cila shenjë do të përballet me xhelozi dhe keqkuptime? Horoskopi për sot: Një telefonatë ose mesazh do të…

    May 23, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Uthulla e mollës së egër, Ylli Merja: Ilaçi natyral për organizmin tonë, ja si ta përgatisni vetë në kushte shtëpie

    January 3, 2025

    Vaji i rigonit, kurues i fuqishëm ndaj infeksioneve në fytyrë, Ylli Merja tregon se per cfare sherben…

    January 30, 2025

    Si të kuroni dhimbjet e kokës me bimë mjekësore? Ylli Merja tregon kuren: Për të parandaluar dhimbjet e kokës duhet të konsumoni…

    February 5, 2025
    © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.