Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    • Këshilla AI
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 20254 Mins Read Këshilla Shëndeti

    Ënjtja e këmbëve, shkaqet më të zakonshme dhe trajtimi natyral

    Ënjtja e këmbëve është një problematikë që haset shpesh në përditshmëri.

    Më së shumti shfaqet si pasojë e grumbullimit të ujit në këmbë, kryesisht në shputa dhe nga gjuri e poshtë.

    Ënjtjet e këmbëve në situata të caktuara mund të jenë plotësisht normale pa pasur nevojë për shqetësim.

    Pas qëndrimit të gjatë në këmbë ose ulur është normale të shfaqen ënjtjet e këmbëve, apo në shtatzani e mbipeshë.

    Gjithashtu ënjtja e këmbëve mund të vijë dhe si një efekt anësor i ilaçeve.

    Por ka mjaft raste kur shkaktarët janë me të vërtetë të rrezikshëm, nga problematika me veshkat, zemrën, etj…

    Në lidhje me këtë tematikë – ënjtja e këmbëve, shkaktarët dhe sëmundjet që fshihen, flasim në studion e “Rreze Dielli” në Report TV me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, i cili na tregon dhe trajtimet më të mira natyrale.

    “Simptomat e para të ënjtjeve të këmbëve janë skuqjet në shputa, ndezje këmbësh, ënjtje, mavijosje dhe nxirje e këmbëve,

    por dhe formim ulçerash te pjesa midis gjurit dhe kyçi të këmbës”, nënvizon Merja në fillim të bisedës, duke vijuar me shkaqet më të zakonshme të enjtjes së këmbëve:

    – Qëndrimi për një kohë të gjatë ulur ose në këmbë

    – Probleme me zemrën: insuficiencë kardiake që çon në grumbullim të lëngjeve në trup

    – Probleme me veshkat: pamundësia për të filtruar ujin dhe kripën, mbingarkesë lëngjesh

    – Probleme me mëlçinë: ciroza çon në uljen e proteinave, lëngu kalon në inde

    – Probleme me venat me variçe: valvulat venoze nuk mbyllen mirë

    – Shtatzania: shtypje e venave abdominale dhe rritje e vëllimit të gjakut në vena

    – Lëndime lokale: thyerje, ndrydhje, inflamacion

    – Mbipesha çon në rritje presioni në venat e këmbëve

    – Medikamentet e shumta: kortikosteroidet, për presionin e gjakut, estrogjenët, etj.

    “Eshtë shumë e rëndësishme që çdo simptomë, çdo ndryshim në trupin tonë të mos e anashkalojmë. Duhet kërkuar ndihma mjekësore në rast se kemi ënjtje të papritur të këmbëve, gulçim ose vështirësi në frymëmarrje, pengesë në urinim. Gjithashtu nëse enjtja nuk largohet pas përdorimit të metodave natyrale apo kemi enjtje të njëanshme të këmbëve, të cilat mund të na rrezikojnë për trompozë”, këshillon Ylli Merja.

    Bimët diuretike dhe anti-inflamatore më të mira janë: hithra nxit largimin e ujit të tepërt nga organizmi; lulerradhiqja forcon funksionin e veshkave dhe redukton mbajtjen e lëngjeve; bishta qershie shumë efektive për largimin natyral të ujit; këputja nxit urinimin; trëndafili i egër dhe rrënja e majdanozit gjithashtu. Ushqimet më të rekomanduara kundër enjtjes janë selino, shalqi, kastravec, panxhar, limon. Ndërsa bimët më të mira për përmirësimin e qarkullimit të gjakut janë: gështenja e egër forcon venat dhe zvogëlon edemat; lule murrizi dhe frut murrizi pastron venat, i jep elasticitet; molla e egër pastron arteriet dhe venat; gjethe ulliri përmirëson qarkullimin e gjakut.

    “Kombinimi i ushqimeve të shëndetshme, bimëve natyrale, aktivitetit fizik të moderuar dhe masazheve, ndihmon në kontrollimin e ënjtjes së këmbëve”, nënvizon specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, i cili tregon dhe disa teknika natyrale në trajtimin e këmbëve të enjtura.

    – Përzieni 50 ml uthull molle me 100 ml ujë, 50 ml ekstrakt variçe dhe 1 lugë gjelle kripë. Lagim një nape dhe e mbështjellim në këmbë, e mbajmë 10-15 minuta, më pas këmbët i lyejmë me vaj livando ose rozmarine, ose mund t’i lyejmë me vajin Reumer. Masazhoni këmbët nga sipër poshtë drejt zemrës për 10-15 minuta. Pas kësaj këmbët mbahen lart mbi nivelin e zemrës 15-20 minuta. Ky veprim bëhet 2 herë në ditë.

    – Çdo mëngjes pini një gotë ujë me lëng limoni dhe dy lugë uthull molle.

    – Përdorni çajra diuretik për enjtje: Në 1 litër ujë zieni 2 minuta një dorë radhiqe, një dorë hithra, një dorë bishta qershie, një dorë këputje. Pini 3×1 gotë në ditë.

    – Përdorni çajra për qarkullimin e gjakut: Në 1 litër ujë zieni 2 minuta 5 lugë gjethe çaj kolestomer + një dorë murriz lule + 1 dorë hithra + 1 dorë radhiqe + 2 lugë fruta pylli. Pini 3×1 gotë në ditë para buke.

    “Thelbësore për çdo trajtim është së pari të gjejmë shkakun dhe më pas të nisim një kurim sa më të shpejtë dhe efikas”, rekomandon në fund të bisedës biofarmacisti Ylli Merja.

    Ylli Merja
    Previous ArticleA jeni gati të pasuroheni? Këto 3 shenja të horoskopit do i mbushen xhepat plot
    Next Article Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…
    Të Fundit

    ‘Sekreti më i shtrenjtë…’ Ish banorja e BBVA ndanë lajmin e bukur, së shpejti nënë për herë të parë!

    May 22, 2025

    Aksident i rëndë në Tiranë, makina merr zvarr këmbësorin tek vijat e bardha! (Detaje)

    May 22, 2025

    Lajmi i fundit: 2 vjecari bie nga ballkoni i katit të dytë, shpëton mrekullisht!

    May 22, 2025
    ShowBizi

    Ish banorja e Big Brother së shpejti nënë për herë të parë

    May 22, 2025

    G Bani shihet nën shoqërinë e ish banores se ‘BBVA’, dalin pamjet

    May 22, 2025

    Producentja Sara Hoxha: Big Brother VIP këtë vit nuk ka qenë thjesht një spektakël argëtues por nje…

    May 22, 2025
    Horoskopi

    Do përballeni me atë që nuk e keni pritur, por mos u dorëzoni! Horoskopi për sot, kini kujdes nga njerëzit e afërt!

    May 22, 2025

    Cila shenjë do të marrë një surprizë fantastike? Horoskopi për sot: Do bëni gabime…

    May 22, 2025

    Këto shenja të zodiakut do t’i kenë xhepat plot deri më 25 Maj…

    May 21, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Nga problemet me prostatën tek infeksionet urinare, specialisti Ylli Merja tregon mënyrat se si të përdorni qershitë si ‘ilaç’ natyral dhe…

    December 21, 2024

    Mjalti, shëruesi i madh! Si duhet të përdoret pa humbur vlerat ushqyese dhe cilat sëmundje kurohen prej tij?

    January 9, 2025

    Si të kuroni dhimbjet e kokës me bimë mjekësore? Ylli Merja tregon kuren: Për të parandaluar dhimbjet e kokës duhet të konsumoni…

    February 5, 2025
    © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.