Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    • Këshilla AI
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 20253 Mins Read Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që lulëzon në pranverë dhe shëron gjithë vitin

    Aguliçja është një nga bimët më të fuqishme që na dhuron natyra jonë, një lule e vogël, por me fuqi vërtet të mëdha!

    E njohur që nga kohët e gjysheve tona, kjo mrekulli e natyrës lulëzon në pranverë, por shëron gjatë gjithë vitit.

    Me vetitë e saj qetësuese, kundër stresit, pagjumësisë, shqetësimeve kardiake, pastrimit të gjakut dhe shumë problemeve të tjera shëndetësore, ajo është një thesar që shumica e njerëzve e kalojnë pa e vënë re.

    Në këtë bisedë në “Rreze Dielli” në Report TV, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, zbulojmë së bashku si ta njohim, si ta përdorim dhe si të përfitojmë nga kjo dhuratë falas e natyrës.

    “Këto lule të verdha relaksojnë trurin, mushkëritë dhe zemrën. Në rrënjët e aguliçes gjenden shumë përbërës kimik, të cilët janë aleate për një shëndet të mirë: saponina, triterpene antiinflamatore e analgjezike.

    Ndërsa në lule gjenden glikozidet fenolike, flavonoidet – frenuese të sëmundjeve të zemrës, mushkërive, alzaimerit dhe qetësuese të sistemit nervor”, thekson Merja në fillim të bisedës.

    Sot kjo bimë po studiohet për vetitë antikancerogjene, për trajtimin e alergjive, sëmundjeve reumatizmale, ekzemave dhe puçrave në lëkurë.

    “Aguliçja lulëzimin e saj e ka në pranverë, pasi mblidhet mund të përdoret e freskët ose e tharë.

    Përdorimet në çaj të kësaj bime janë të shumta, të cilat kombinuar dhe me bimë të tjera medicinale sjellin një efikasitet të madh në luftimin e shumë problematikave shëndetësore”, thotë specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja.

    Përdorimet e çajrave me aguliçe janë të shumta, mund të përdoret si lulja, gjethja ashtu dhe rrënja.

    – Për kollën dhe për relaksimin e trurit, qetësimin e sistemit nervor: Në 200 ml ujë përvëlojmë një lugë gjelle me bimën e aguliçes. Pihen 2-3 doza në ditë.

    – Për pagjumësinë: Në 0,5 litër ujë ziejmë dy minuta një lugë aguliçe, një lugë bar blete dhe një lugë çaji valerjanë.

    – Për largimin e gulçimeve në zemër: Në 0,5 litër ujë ziejmë dy minuta një lugë aguliçe, një dorë murriz lule, një lugë livando. Çaji pihet gjatë ditës.

    – Për pastrimin e mushkërive: Në 0,5 litër ujë ziejmë dy minuta një lugë aguliçe, një dorë zhumbricë, tre gjethe dafine ose tre feta xhinxher të njomë. Pihen 2-3 gota në ditë.

    – Për shtimin e qumështit te nënat gjidhënëse: Në 0,5 litër ujë ziejmë dy minuta një lugë aguliçe, një lugë lule shtogu, një lugë sherebelë. Çaji pihet gjatë ditës.

    – Për trajtimin e ekzemave: Në 1 litër ujë ziejmë 4-5 minuta një dorë lëvore shelgu. Shtojmë një dorë gjethe aguliçe ose lule dhe një dorë angjinare dhe i lëmë të ziejnë për 2 minuta. Me çajin lajmë lëkurën e irrituar 2 herë në ditë.

    – Për pastrimin e gjakut dhe largimin e toksinave: Në 0,5 litër ujë ziejmë 2 minuta një dorë hithra, një dorë radhiqe, një lugë aguliçe. Çaji pihet gjatë ditës.

    Pyetjes së moderatores se kush nuk duhet ta përdorë aguliçen, Merja i përgjigjet duke thënë se kjo bimë duhet evitur nga personat alergjikë ndaj acidit salicilik, alergji nga aspirina. Gratë shtatëzana, pasi sjell qumësht para kohe si dhe personat që marrin medikamente kundër mpiksjes së gjakut.

     

    SHËNIM i REDAKSISË: Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve dhe problematikave të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person.

    Ylli Merja
    Previous ArticleÇfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..
    Next Article “Leku letër”- Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të pasurohen në ditët në vijim, ja ku duhet të tregoni kujdes!
    Të Fundit

    Aksident i rëndë në Tiranë, makina merr zvarr këmbësorin tek vijat e bardha! (Detaje)

    May 22, 2025

    Lajmi i fundit: 2 vjecari bie nga ballkoni i katit të dytë, shpëton mrekullisht!

    May 22, 2025

    ‘U nisa për të ikur, por Zoti më riktheu…’ Shënimi prekës i Tan Lamës para 3 vitesh! Zemra e tradhëtoi, sot iku përgjithmonë…

    May 22, 2025
    ShowBizi

    G Bani shihet nën shoqërinë e ish banores se ‘BBVA’, dalin pamjet

    May 22, 2025

    Producentja Sara Hoxha: Big Brother VIP këtë vit nuk ka qenë thjesht një spektakël argëtues por nje…

    May 22, 2025

    Cila shenjë do të marrë një surprizë fantastike? Horoskopi për sot: Do bëni gabime…

    May 22, 2025
    Horoskopi

    Do përballeni me atë që nuk e keni pritur, por mos u dorëzoni! Horoskopi për sot, kini kujdes nga njerëzit e afërt!

    May 22, 2025

    Cila shenjë do të marrë një surprizë fantastike? Horoskopi për sot: Do bëni gabime…

    May 22, 2025

    Këto shenja të zodiakut do t’i kenë xhepat plot deri më 25 Maj…

    May 21, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Shpëtoni zemrën tuaj nga sëmundjet! Ylli Merja: Ja perimet, frutat dhe bimët që shërojnë zemrën

    January 9, 2025

    Si të kuroni sinusitin nëpërmjet mjekësisë alternative/ Ylli Merja ju jep zgjidhjen: Si fillim për të ndihmuar në pastrimin e sinuseve përdoret ku…

    March 1, 2025

    Ylli Merja: Si të kuroni diabetin me çajin bimor, efektet e mrekullueshme

    March 1, 2025
    © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.