Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Egli Tako, ka tërhequr gjithë vëmendjen e ndjekësve në “Instagram” me një postim të bërë së fundmi.

Imazhi në fjalë është bardh e zi dhe Egli provokon me taka të larta dhe këmbët që marrin vëmendjen.
“Sneak peek from today’s shoot”, ka shkruar Tako krahas fotos në “Instastory”, duke shtuar edhe një emoji të habitur, si për të paralajmëruar ndjekësit se kjo është vetëm një ‘hint’ nga ajo që po vjen.
Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Egli ka treguar përmes postimeve në rrjetet sociale se ajo është duke punuar fort për projektet e saj muzikore.
Madje nga këto postime është lënë të kuptohet se ajo është duke bashkëpunuar me këngëtaren e dashur për publikun, Fifi. Edhe kjo e fundit herë pas here ka bërë postime në profilet e saj në rrjetet sociale ku ka etiketuar edhe Eglin.