Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Kosovë, ku një 15-vjeçar ka ndërruar jetë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën pranë fshatit Bërnicë të Prishtinës, ku një i mitur ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me biçikletë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 19:45 kanë pranuar informacionin për dyshimet mbi një aksident.
Menjëherë pas raportimit, njësitet policore dhe mjekët emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima, mashkull rreth 15 vjeç, ishte pa shenja jete,”- thuhet në përgjigjen e Policisë.
Hetuesit janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me aksidentin fatal. Aktualisht, rasti është duke u trajtuar si aksident, por hetimet janë ende në zhvillim.