Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

Trishtim dhe dh*mbje e madhe! Mbyll sytë përgjithmonë profesori i njohur (Emri+Foto)

May 31, 20252 Mins Read Të Fundit

Mjeku, studiuesi dhe shpikësi i pilulës së abortit,

vdiq të premten në moshën 98-vjeçare, njoftoi bashkëshortja e tij Simone Arari Beaulieu për Agence France-Presse.

I lindur më 12 dhjetor 1926 në Strasburg si Étienne Blum, ai mori emrin Beaulieu kur iu bashkua Rezistencës franceze në moshën 15-vjeçare. U diplomua si mjek në vitin 1955 dhe si doktor i shkencave në 1963, ndërsa karrierën e tij ia kushtoi endokrinologjisë dhe kërkimeve mbi hormonet steroide.

Në vitin 1963, themeloi Njësinë Kërkimore 33 në INSERM, të cilën e drejtoi deri në vitin 1997. Kjo njësi u bë qendra e zhvillimit të RU 486 – pilula e abortit – në vitin 1982, një zbulim që revolucionarizoi të drejtën e grave për ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë.

Pavarësisht kritikave të ashpra dhe kërcënimeve që mori, Beaulieu mbrojti pa kompromis shkencën dhe të drejtën e grave për të zgjedhur. “Hulumtimi i tij u nxit nga përkushtimi ndaj progresit, lirisë së grave dhe dëshira për një jetë më të gjatë e më të mirë për të gjithë,” tha bashkëshortja e tij.

Ministrja franceze për barazi gjinore, Aurore Bergé, u shpreh: “Ai u udhëhoq gjatë gjithë jetës nga një imperativ: dinjiteti njerëzor.”

Dy vite më parë, Beaulieu kritikoi ashpër ndalimin e pilulës së abortit në një shtet amerikan, duke e quajtur atë një “regres të lirisë së grave”, të nxitur nga “fanatizëm dhe injorancë”.

Kërkimi i tij nuk u ndal me RU 486. Ai studioi DHEA-n, një hormon me efekt potencial kundër plakjes, si dhe neurosteroidet që ndikojnë në sistemin nervor. Në vitin 2008, themeloi Institutin Baulieu, për t’iu përkushtuar studimit të sëmundjeve neurodegjenerative, përfshirë sëmundjen e Alzheimerit.

Në zyrën e tij në Spitalin Universitar Kremlin-Bicêtre, ku punonte deri tre herë në javë edhe në moshë të thyer, Beaulieu ruante fotografi, diploma, dokumente kërkimore dhe skulptura nga artistja dhe mikja e tij Niki de Saint-Phalle. Deri në fund, ai dëshironte të ishte “i dobishëm”.

“Është mirë të zbulosh diçka kur je në këtë profesion,” kishte thënë për AFP-në. “Pasionet e mia? Gratë, truri dhe jetëgjatësia.”

Beaulieu u nderua me shumë çmime, përfshirë Kryqin e Madh të Legjionit të Nderit në Francë dhe Çmimin Lasker në SHBA – një ndër nderimet më të larta shkencore amerikane.

Ai la pas bashkëshorten e tij Simone, tre fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe nëntë stërnipër e stërmbesa.

Simone Arari Beaulieu vdekje
Previous ArticleKeni bërë plane për sot? Ja cfarë pritet të ndodh me motin në orët e pasdites!
Next Article Emocione të forta do ju mbërthejnë zemrën! Kjo shenjë të bëhet gati, dashuria do ju ‘pushtojë’!
Të Fundit

Bashkë, të ndarë apo në pritje të një fëmije? Alba tregon se cfarë po ndodh mes saj dhe Lim Hotit!

June 3, 2025

Ngjarje e rëndë në Shkodër! 37-vjeçari futet në liqen për t’u larë, por nuk del i gjallë

June 3, 2025

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi! 14-vjeçarja humb jeten nga paniku, 69 persona hidhen nga lartësitë (Detaje)

June 3, 2025
ShowBizi

‘Ferma VIP’ drejt fundit, zbulohet data e finales së madhe

June 3, 2025

Bashkë apo të ndarë? Alba zbulon raportin me Limin pas Ferma VIP

June 3, 2025

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria… Meri Shehu zbulon shenjën fatlume të qershorit

June 2, 2025
Horoskopi

‘Cfarë muaji ky Qershori!’ Meri Shehu merr frymë thellë dhe bënë parashikimin e bujshëm të horoskopit!

June 2, 2025

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria… Meri Shehu zbulon shenjën fatlume të qershorit

June 2, 2025

‘Javë e artë, dashuri dhe para’, Ja ç’do ndodhë në këto shenja…/ Parashikimi i horoskopit nga Jorgo Pulla

June 2, 2025
Këshilla Shëndeti

Ylli Merja: Perimet, frutat dhe bimët që shërojnë zemrën dhe…

December 17, 2024

Si të kuroni mëlçinë e dhjamosur me bimë mjekësore/ Mjeku Ylli Merja jep zgjidhjen: Këshillohet konsumimi i…

February 15, 2025

Thundërmushka, magjia e shërimit / Ja si ta përdorni për këto sëmundje, Ylli Merja: Ilaç natyral për…

May 21, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.