Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

Plas ‘sherri’ mes vipave në rrjet, Sonila Meco i del kundra Neda Ballukut pasi u shpreh që fëmijët nuk duhet tua lënë gjyshërve!

June 2, 20253 Mins Read Të Fundit

Një mesazh i ndarë nga opinionistja Neda Balluku ka ndezur një debat të fortë në rrjetet sociale.

Ajo, përmes një videoje të realizuar nga Parku i Liqenit në Tiranë, u shpreh e revoltuar ndaj prindërve të rinj që ua besojnë rritjen e fëmijëve gjyshërve të tyre.

“A ka mundësi të mos ia lini prindërve tuaj kalamajtë se ua nxitë jetën?”, tha Neda. “Po ua merrni edhe ato pak vite që iu kanë ngelur për të jetuar sepse kanë vuajtur me prindërit e tyre, familjet e tyre, të gjithë të varfër, pa asnjë lloj mundësie.”

Deklarata u shpërnda me shpejtësi në rrjet dhe në llogarinë zyrtare të Prive në Instagram, duke ndarë publikun në dy kampe. Shumë komentues e mbështetën Nedën për sinqeritetin dhe guximin, por po aq të shumtë ishin edhe ata që e konsideruan këtë qasje të shkëputur nga realiteti i përditshëm i shumicës së familjeve shqiptare.

Në këtë polemikë është përfshirë edhe gazetarja e njohur Sonila Meço, e cila ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe prekës, ku rrëfen përvojën e saj si nënë, gazetare dhe pjesë e një sistemi që – siç thotë ajo – ka privatizuar plotësisht barrën e prindërimit.

“Fëmija është një pasuri publike, por rritja e tij është lënë si një ‘ndëshkim’ privat”, shkruan Meço. “Tepër cinike të shohësh të panjohur në rrugë e t’i përcaktosh si gjyshër ‘të dënuar’ me rritje nipërish e mbesash.”

Ajo thekson se shumë prindër nuk kanë luksin të zgjedhin ndryshe: “Shumë nuk i lejon jeta. Ose më saktë: nuk i lejon sistemi. Nuk është e drejtë të masim të gjithë me të njëjtën kut morali, kur rrugët që ndjekim janë kaq të ndryshme.”

Gazetarja rikujton edhe kohën kur, për shkak të profesionit në media, ishte e detyruar të punonte pa orar dhe pa ndihmë:
“E kam provuar mbi shpinë, kur puna në media më mbante pa orar… Prindërit e tim shoqi ishin shpëtimi për një familje të re, që vajza të rritej me dashuri e kujdes.”

Sipas saj, realiteti i shumë familjeve është i vështirë, madje i pamëshirshëm. “Kur punon nga mëngjesi në darkë, për një rrogë që nuk mjafton, kur çerdhja është plot, dadoja e papërballueshme dhe shteti nuk ekziston… çfarë bën? U thua gjyshërve: ‘Ma mbani dhe kësaj here!’ Dhe ata i mbajnë.”

Meço pranon që gjyshërit janë të lodhur, por thekson se problemi nuk është tek prindërit, por tek shteti:
“Jam dakord se gjyshërit janë të lodhur, por jo vetëm nga rritja e detyruar e nipërve dhe mbesave, por nga një sistem që i trajton si barrë dhe jo si pasuri.”

Ajo kritikon mungesën e politikave sociale për familjen dhe fëmijët, duke shtuar:
“Shteti s’ofron kujdes real për fëmijët e vegjël. Çerdhet dhe kopshtet publike nuk i përmbushin nevojat, janë të mbipopulluara, ndërsa ato private janë të papërballueshme për shumicën.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Prive by Liberta Spahiu (@prive.libertaspahiu)

Në fund të reagimit të saj, Meço sjell një reflektim të fortë:

“Nuk ka politika që ndihmojnë me strehimin, kujdesin ndaj fëmijës, përkrahjen psikologjike apo fleksibilitetin në punë. Të bëhesh prind sot është një barrë private në një shtet që s’ka asnjë përgjegjësi publike.”

Reagimi i saj u mirëprit gjerësisht nga ndjekës të shumtë që ndihen të përfaqësuar në këtë realitet të vështirë social dhe ekonomik, ku gjyshërit shpesh janë hallka e vetme që mban të qëndrueshme një familje të re.

Po ju, çfarë mendoni? Është mungesë përgjegjësie ndaj brezit të vjetër, apo mungesë përkrahjeje ndaj brezit të ri? Na tregoni mendimin tuaj në komente.
/Prive By Liberta Spahiu

neda balluku sonila meco
Previous ArticleMes lotësh dhe dhimbjes, familja Osmani përcjellë për në banesën e fundit djalin e tyre 25 vjecar!
Next Article ‘Javë e artë, dashuri dhe para’, Ja ç’do ndodhë në këto shenja…/ Parashikimi i horoskopit nga Jorgo Pulla
Të Fundit

Si kurrë më parë, Ledion Lico bënë postimin e vecantë për motrën e tij!

June 5, 2025

Aksident i rëndë në vend! PIagosen 4 persona, 2 prej tyre janë…

June 5, 2025

Egli ja bënë zemrën mal nënës së Gjestit! Ja cfarë bënë këngëtarja! (Foto)

June 5, 2025
ShowBizi

Heidi Baci në pushime shihet nën shoqërinë e këtij mashkulli

June 5, 2025

Si rradhe here Ledjon Lico poston foto me motren…

June 5, 2025

Egli Tako mahnit me veshjen tradicionale në projektin e ri

June 5, 2025
Horoskopi

Do ju lulëzojë leku dhe fati! Këto 4 shenja të horoskopit do mbushen me të mira në Qershor

June 5, 2025

Fat dhe sukses në karrierë! Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen në dekadën e ardhshme

June 5, 2025

Ditë të bardha dhe lumturie për këto shenja të horoskopit! Shumë lekë dhe dashuri…

June 4, 2025
Këshilla Shëndeti

Ylli Merja: Kolesteroli i lartë, ja bimët mjekësore që japin zgjidhje brenda muajit

December 21, 2024

Gërhisni natën? Ylli Merja tregon sekretet e një nate për gjumë të qetë dhe zero gërhitje. Ja cili është trajtimi ideal përmes bimëve…

January 9, 2025

Ylli Merja: Si të luftoni lodhjen e këputjen me bimë mjekësore: Të sëmurët me…

February 23, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.