Hilsn

Ndërron jetë papritur ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Është ndarë nga jeta ditën e sotme diplomati Ilir Shqina, një figurë e njohur e shërbimit të jashtëm dhe administratës publike shqiptare.

Lajmi u bë i ditur nga ish-ministrja e Integrimit Europian, Majlinda Bregu,

përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehu dhimbjen për humbjen dhe vlerësoi kontributin e tij në shërbim të vendit.

“Ilirin e kam njohur fillimisht si pedagog të ri në universitet, dhe më pas pata fatin ta kem këshilltar diplomatik në Ministrinë e Integrimit Europian.

Nuk kishim të njëjtat bindje politike, por ai solli në administratë atë që mungon shpesh: korrektësinë, dinjitetin dhe maturinë,”- shkroi Majlinda Bregu.

Ilir Shqina ka qenë i martuar për 22 vite me ish-politikanen (sot moderatore), Grida Duma dhe bashkë kishin edhe një djalë.


Martesa e tyre mori fund në vitin 2019, kur Grida Duma bëri kërkesë për divorc./

×