Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

‘Motër e vr*va me…’ Ngjarja e rëndë në fshatin Xibër, zbardhen detaje të reja! Zbulohet autori?

June 12, 20252 Mins Read Të Fundit

Dalin detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Xibër të bashkisë Klos, ku 65-vjeçari Selim Velsula humbi jetën si pasojë e një sulmi me thikë.

Gazetari Enver Doçi raporton se viktima jetonte prej vitesh në fshat së bashku me bashkëshorten e tij dhe kishte një jetë të qetë. Rreth orës 16:00, ai i kishte kërkuar gruas që ta ndihmonte për të nxjerrë bagëtinë në pronat e tyre mbi fshat. Pasi kishte nxjerrë bagëtitë, ai është kthyer për të marrë një shishe me ujë dhe ishte afruar sërish në zonën ku mbante bagëtinë.

Në ato momente, sipas informacioneve të para, kushëriri i tij, 28-vjeçari Hazbi Velsula – i cili prej vitesh jetonte në zonat rurale të Tiranës, por kohët e fundit ishte rikthyer në pronat familjare në Xibër – i kishte bërë thirrje viktimës të afrohej, duke i thënë se kishte “një muhabet”. Në atë moment, dyshohet se e ka sulmuar me thikë disa herë, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Selim Velsula ka rënë menjëherë në tokë nga goditjet, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja. Viktima, edhe pse i plagosur rëndë, ka tentuar të kthehet drejt banesës, por nuk ia ka dalë. Në rrugën e fshatit është gjetur i shtrirë dhe pa shenja jete nga një banor i zonës, i cili po shkonte të merrte ujë për vaditje. Ky i fundit ka njoftuar menjëherë bashkëshorten e viktimës dhe më pas banorët e tjerë.

Mësohet se autori i dyshuar, Hazbi Velsula, pas krimit ka telefonuar motrën e tij, duke i thënë: “E bëra vrasjen me mjet prerës.”

Motra ka njoftuar policinë dhe forcat e policisë kanë rrethuar zonën ku ishte fshehur autori. Dyshohet se autori i ngjarjes vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Xibërr të Klosit, ku një trup pa jetë u gjet me disa plagë të shkaktuara prej goditjeve me thikë në gjoks.

te fundit vrasje xiber
Previous ArticleBëni mirë të qëndroni brenda! Ja sa priten të shënojnë temperaturat pasditen e sotme
Next Article Tradhëtia do ju lëndojë! Këto 3 shenja të përgaditen për ‘th*kë pas shpine’ nga të dashurit e tyre
Të Fundit

Nesër të gjithë në plazh? Prisni, njihuni me parashikimin e motit, ja si do lëvizin temperaturat!

June 13, 2025

Kaq e patën! Prishet sërish marrëdhënia mes motrash Gixhari? Ja detaji që i nxorri zbuluar!

June 13, 2025

Datë e mbushur me ‘ters’! E premtja e 13, ja cfarë pritet t’ju ndodh sonte në mbrëmje

June 13, 2025
ShowBizi

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me Limi Hotin në Ferma VIP

June 13, 2025

Tragjedia ajrore në Indi, mediat rendisin 6 pista të cilat mund të kenë shkaktuar aksidentin

June 13, 2025

Kiara Tito në zi, humb familjarin e dashur

June 13, 2025
Horoskopi

‘Javë e vështirë, bllokim fati dhe shanse të pakta për…’ Ja me cfarë sfidash do të përballen shenjat e horoskopit!

June 13, 2025

Shanset vijnë deri te dera dhe pengohen”, java e ardhshme nis me sfida për shenjat e Horoskopit

June 13, 2025

Këto shenja Horoskopi të përgatiten për ndryshime në karrierë para fundit të qershorit

June 13, 2025
Këshilla Shëndeti

Ju del gjumi natën? Vuani nga pagjumësia? / Ja çfarë duhet të pini sipas Ylli Merja…

January 9, 2025

Ylli Merja: Si të kuroni hernien diskale me farën e sinapit të zi: Për disa persona që ndoshta nuk kanë…

February 23, 2025

Ylli Merja: Glikoja e arrës dhe propolisi me rigon, zgjidhja për të kuruar ga…

January 9, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.