“Big Brother VIP Kosova” do të rikthehet me një sezon të katërt, dhe kjo është konfirmuar zyrtarisht nga drejtuesit e formatit,

Alaudin Hamiti dhe Olsa Muhameti gjatë një konference ndërkombëtare të mbajtur së fundmi në Gjermani.

Në fjalën e tij, moderatori Alaudin Hamiti njoftoi se përgatitjet për edicionin e katërt kanë nisur, duke premtuar se BBVK4 do të sjellë shumë risi dhe inovacione.

Megjithatë, ai nuk dha një datë të saktë për nisjen e sezonit apo detaje të tjera lidhur me përmbajtjen.

Ndërkohë, producentja Olsa Muhameti u shpreh krenare për përfaqësimin e Kosovës në këtë ngjarje ndërkombëtare:

“Kosova, një shtet i vogël, është përmendur dinjitetshëm përmes një formati kaq të suksesshëm si Big Brother VIP Kosova. Është emocionuese që përmes këtij programi, kemi qenë pjesë e një tavoline të rëndësishme me shtete të mëdha.”

Muhameti përmendi gjithashtu edhe përdorimin e tekonlogjisë dhe intiligjencës artificiale në edicionin e fundit, siç ishte historia e Vullnetit dhe Burimit, duke nënvizuar qasje moderne të produksionit.

×