Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

Ngjarje tragjike! Nënë e bijë u gjetën të vd*kura në një park të Romës, zbardhen detaje te renda!

June 14, 20254 Mins Read Të Fundit

Një shtetas amerikan 46-vjeçar, i identifikuar si Rexal Ford,

është arrestuar në Greqi pasi dyshohet se është përgjegjës për vdekjen tragjike të një vajze rreth 6 muajshe, e gjetur pa shenja jete në parkun Villa Doria Pamphilj në Romë, vetëm pak metra larg trupit të pajetë të nënës së saj, për shkaqe ende të paqarta.

Ford, i cili rezulton me precedentë penalë në Shtetet e Bashkuara, u lokalizua në ishullin Skiathos të Greqisë.

Ai u arrestua mbi bazën e një urdhër-arresti europian të lëshuar nga autoritetet italiane.

Sipas prokurorisë italiane, ekstradimi i tij në Itali mund të ndodhë pas 20 deri në 25 ditë, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ai t’i dorëzohet autoriteteve amerikane, nëse këto të fundit do të bëjnë kërkesë zyrtare.

Hetimet në Romë dhe pista e një vrasjeje të dyfishtë

Prokurori i Romës, Francesco Lo Voi, tha se ndaj 46-vjeçarit ekzistojnë “indikacione të forta” për përfshirjen e tij në vdekjen e vajzës së vogël, e cila sipas ekspertizës paraprake, mund të ketë ndërruar jetë një ditë para se të zbulohej trupi i saj.

Sipas mediave italiane, ai akuzohet gjithashtu edhe për fshehjen e kufomës së nënës së saj, e cila u gjet nudo, e futur në një thes, nën një shkurre në park.

Identiteti i saj ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, megjithëse dyshohet të jetë gjithashtu shtetase amerikane.

Sipas hetuesve, ekziston një “dyshim i arsyeshëm” që bëhet fjalë për një vrasje të dyfishtë.

Rexal Ford kishte deklaruar më herët gjatë një kontrolli nga autoritetet se ishte babai i vajzës, por ende nuk ka prova shkencore që të konfirmojnë lidhjen biologjike.

Ford kishte udhëtuar më 11 qershor nga aeroporti i Fiumicinos drejt Greqisë me një fluturim të linjës “Ryanair”. Autoritetet greke u aktivizuan menjëherë për kapjen e tij pas kërkesës italiane, ndërsa sinjalet e telefonit të tij celular bënë të mundur gjurmimin në ishullin Skiathos. Sipas Prokurorit Lo Voi, arrestimi ndodhi “në kohë”, duke shmangur një arratisje të mëtejshme të mundshme.

Dëshmitë

Një ndihmesë të rëndësishme për hetuesit e Policisë së Romës e dha një qytetar që kontaktoi emisionin investigativ italian “Chi l’ha visto?”, pas publikimit të imazheve të tatuazheve të viktimës.

Sipas dëshmitarit, ai kishte parë çiftin teksa debatonin ashpër në një nga sheshet e qendrës historike të Romës disa ditë para zbulimit të trupave. Konflikti kishte qenë aq i dhunshëm, sa kërkoi ndërhyrjen e forcave të rendit, të cilat më pas identifikuan Fordin.

Gjithashtu, “Chi l’ha visto?” publikoi një foto të datës 5 qershor, ku Ford shfaqej me vajzën në krahë, e veshur me një fustan të vogël rozë, ndërsa rreth tyre ndodheshin oficerë policie, të thirrur pasi foshnja po qante. Në atë moment, ai kishte deklaruar se ishte babai i vajzës.

Hetimet po përqendrohen edhe në ndjekjen e lëvizjeve të Ford, gruas dhe foshnjës gjatë qëndrimit të tyre në Itali. Sipas të dhënave, ata ndodheshin në Itali që prej muajit prill.

Nuk ka gjurmë të tyre në regjistrat zyrtarë të akomodimeve, por mësohet se kanë përfituar nga ndihmat e organizatës “Caritas”, ku emri i Ford rezulton i regjistruar në mensë. Ai ishte identifikuar më parë nga autoritetet gjatë incidentit të konfliktit me gruan.

Tre personat ishin parë shpesh në zonën e parkut Villa Pamphilj, por edhe në lagje të tjera të Romës. Gjatë javës para ngjarjes tragjike, kishin frekuentuar tregun e San Silverio, pranë Shën Pjetrit, ku hanin dhe përdornin tualetet publike për t’u larë.

Janë marrë disa dëshmi nga tregtarë dhe persona që jetojnë në rrugë, të cilët e përshkruajnë Ford si një “njeri të dhunshëm”.

Autoritetet italiane po vlerësojnë edhe mundësinë e një misioni hetimor në Greqi për të marrë në pyetje të dyshuarin për zbardhjen plotësisht të ngjarjes, duke nisur nga identiteti i saktë i viktimës dhe shkaqet e vdekjes, deri te motivi i mundshëm i një vrasjeje të dyfishtë.

nene e bij rome te fundit
Previous ArticleSi rrallë herë më parë, Olta Gixhari publikon bashkëshortin e saj në ditëlidjen e parë të djalit! (Foto)
Next Article Si ta parandalojme Diabetin? Keto jane pese hapa qe mund te beni ne shtepi.
Të Fundit

A jeni gati për një fillim jave ‘TRONDITESE’? Horoskopi për këtë të Hënë, ja cfarë ju pret!

June 15, 2025

‘Je gjithmonë i imi bab’…’ Nuk mbahen lotët, ky është mesazhi prekës i djalit të Grida Dumës pas humbjes të së atit

June 15, 2025

Aksident i rëndë në vend! Përplasen 2 automjete kokë më kokë, raportohet për…

June 15, 2025
ShowBizi

‘Je gjithmonë i imi bab’…’ Nuk mbahen lotët, ky është mesazhi prekës i djalit të Grida Dumës pas humbjes të së babait

June 15, 2025

Çfarë po ndodh me Jozin? Loredana flet për periudhën e vështirë që po kalon: Nuk jam shë…

June 15, 2025

Ndarja nga bashkëshorti pas shumë vitesh martesë, Enada Hoxha ka një mesazh për tradhtinë: Atyre që shkaktojnë ndarjen e familjeve…

June 15, 2025
Horoskopi

A jeni gati për një fillim jave ‘TRONDITESE’? Horoskopi për këtë të Hënë, ja cfarë ju pret!

June 15, 2025

Sezoni i Binjakëve, zbuloni nëse jeni një nga shenjat që universi favorizon gjatë këtij muaji të Horoskopit

June 15, 2025

Kanë shpirt hakmarrës dhe posesiv! Zbuloni 3 shenjat më xheloze të horoskopit

June 14, 2025
Këshilla Shëndeti

Specialisti Ylli Merja: Ushqimet dhe maskat në kushte shtëpie që ndihmojnë në eleminimin e celulitit brenda një kohe të shkurtër

December 21, 2024

Çfarë ‘fshihet’ pas mpirjes së duarve? Ylli Merja tregon problemin: Ja si t’a trajtoni me…

May 21, 2025

Ylli Merja: Si të qetësoni migrenën me çajin çudibërës, përbërësit qe ju nevojiten jane…

February 5, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.