Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë

Aftësitë Shëruese te ROZMARINES për Kujtesën, Reumatizmën dhe Dhimbjet e Muskujve

June 15, 20253 Mins Read Këshilla AI

Rozmarina ka një shije dhe aromë të pashoqe.

Emri i saj vjen nga Latinishtja dhe përkthehet “Vesa e Detit”.

Ajo është një nga erëzat më të preferuara të amvisave shqiptare.

Qytetërimet e lashta të Egjiptit, Romës dhe Greqisë e konsideronin rozmarinën, një barishte të shenjtë.

Në Mesjetë, rozmarina besohej të kishte aftësi të mëdha në ndezjen e dashurisë mes nje mashkulli dhe një femre, ndaj ajo përdorej gjërësisht nëpër dasma dhe ceremoni.

Rozmarina dhe Vlerat Shëndetësore
Ajo përdoret për të përmirësuar kujtesën dhe është e pasur me ushqyes të dobishëm për organizmin.

Konsumi i rozmarinës përmirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe ndihmon në rritjen e përqendrimit.

Vetëm një vit më parë, shitjet e vajit esencial të rozmarinës pësuan një rritje të katërfishtë pas studimeve shkencore sipas të cilave kjo bimë përmirëson kujtesën.

Blerjet u përqendruan kryesisht në rradhët e studentëve të cilët në sezon provimesh kanë nevojë për një kujtesë më të mirë.

Shkencëtarët besojnë se aroma e rozmarinës ndikon dhe gjallëron aktivitetin në tru.

Jo më kot, në Greqinë e lashtë, studentët mbanin kurora rozmarine në kokë gjatë studimeve.

Vaji esencial i rozmarinës është përdorur prej shekujsh edhe për të larguar dhimbjet e kokës, dhimbjet muskulare, reumatizmën dhe artritin.

Rozmarina ka aftësi parandaluese të rënies së flokëve dhe kundër thinjave.

Vaji i rozmarinës dhe çaji i saj janë përdorur gjithashtu për të stimuluar dhe ushqyer rrënjët e flokëve dhe për rritjen e tyre.

Si Ta Përgatisni Çajin e Rozmarinës
Përbërësit:
1 filxhan me qumësht

Një degë rozmarine të tharë ose një lugë gjelle me rozmarinë të thatë

Një lugë çaji me mjaltë

Ndajeni degën e rozmarinës dhe copëzat hidhini në një tenxhere me qumësht dhe lërini të ziejnë së bashku.

Hiqeni nga zjarri dhe lërini të qëndrojnë së bashku për pesë minuta, gjatë të cilave duhet ta përzieni lëngun vazhdimisht.

Shtypini copat e rozmarinës me lugë që të lëshojnë një aromë më të fortë dhe të çlirojnë vajrat esencialë.

Shtoni mjaltin dhe çaji është gati.

Rozmarina është një bimë që mund të rritet lehtë në shtëpitë tuaja sepse ka nevojë për pak përkujdesje.

Si Ta Rrisni Rozmarinën Në Shtëpi
Kur të vijë pranvera merrni një degë rozmarine dhe vendosni në një vazo të vogël.

2/3 e vazos duhen mbushur me rërë të trashë dhe një e treta me plehun organik.

Vendoseni vazon në një vend me dritë, por jo nën ekspozimin e drejtpërdrejtë të rrezeve të diellit.

Ujiteni rregullisht dhe mbajeni atë në një vend të ngrohtë deri sa dega të zënë rrënjë.

Ky proçes zakonisht zgjat për tre javë.

Sapo fidanët të kenë zënë rrënjë, atëherë ju mund t’i zhvendosni në vazo më të mëdha ose në kopsht.

Rozmarina kërkon një ujitje mesatare dhe i pëlqen uji i shiut.

Ajo është një bimë e lumtur që lulëzon në temperatura si të ngrohta edhe të ftohta, buzë detit ose në male.

Kur ajo të jetë rritur, mblidheni rozmarinën sipas dëshirës.

Shkurrja do të vazhdojë të rritet e të prodhojë sipas dëshirës.

Duke qenë se rozmarina është bimë e e përhershme, frytet e saj do t’i shijoni gjatë gjithë vitit./AgroWeb.org

Rozmarina
Previous ArticleAksident i rëndë në vend! Përplasen 2 automjete kokë më kokë, raportohet për…
Next Article Zbulimi i yjeve për nesër: Horoskopi i plotë i 16 Qershorit 2025 për të gjitha shenjat
Të Fundit

Do përballeni me atë që nuk e prisni! Bëni kujdes në këto DY DITE të kësaj jave! Yjet paralajmërojnë për…

June 16, 2025

U kapën ‘MAT’ duke marrë rreze në plazh! Sara Hoxha dhe Erik Fullani janë bashkë (Foto)

June 16, 2025

‘Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…’ Rezart Veleshnja plas B0MBEN!

June 16, 2025
ShowBizi

Është një javë e shkëlqyer për të…/ Parashikimi i Horoskopit Javore nga Jorgo Pulla

June 16, 2025

Rezart Veleshnja rrëfen prapaskenat e “Portokalli”: Kam kapur dy aktorë në një moment i…

June 16, 2025

“Financat do vijnë duke u përmirësuar”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

June 16, 2025
Horoskopi

Është një javë e shkëlqyer për të…/ Parashikimi i Horoskopit Javore nga Jorgo Pulla

June 16, 2025

Do përballeni me atë që nuk e prisni! Bëni kujdes në këto DY DITE të kësaj jave! Yjet paralajmërojnë për…

June 16, 2025

“Financat do vijnë duke u përmirësuar”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

June 16, 2025
Këshilla Shëndeti

Uthulla e mollës së egër, Ylli Merja: Ilaçi natyral për organizmin tonë, ja si ta përgatisni vetë në kushte shtëpie

January 3, 2025

Simptomat e heshtura që tregojnë problemet në veshka tek fëmijët dhe trajtimi natyral nga Ylli Merja me…

January 23, 2025

Ylli Merja: Si të kuroni hernien diskale me farën e sinapit të zi: Për disa persona që ndoshta nuk kanë…

February 23, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.