Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

‘Je gjithmonë i imi bab’…’ Nuk mbahen lotët, ky është mesazhi prekës i djalit të Grida Dumës pas humbjes të së atit

June 15, 20253 Mins Read Të Fundit

Disa ditë pas ndarjes nga jeta të diplomatit të shquar, Ilir Shqina, djali i tij Darien,

ka ndarë me publikun disa fjalë zemre për babain e tij, për njeriun që gjithmonë i ka mësuar si të jetë një njeri i drejtë, edhe atëherë kur padrejtësitë dhe vështirësitë i zinin rrugën.

“Kanë kaluar disa ditë që nga ndërrimi nga jeta e babait tim madhështor…”, kështu e nis Darien postimin për të atin, teksa më tej e kujton me dashuri dhe respekt figurën e tij.

Mes rreshtave ai ka “zbrazur” dhimbjen që ndjen në zemër për këtë humbje të madhe, por edhe krenarinë për atë çfarë ai i la pas.

Për Darien i ati është aty dhe kështu do të vijojë të jetë, ndonëse jo fizikisht, por përmes mësimeve dhe këshillave me të cilat e ka rritur dhe që do e mbrojnë dhe ndjekin kudo ku të shkojë.

“Babi, ti je përgjithmonë! Ndjej thellë boshllëkun e humbjes tënde fizike, por ti qëndron me mua dhe je mbrojtësi im,” vijon ai, duke përshkruar më tej ndikimin e thellë që ai ka pasur në formimin e tij si njeri, duke e kujtuar si një udhëheqës me integritet, njeri të drejtë dhe një figurë frymëzuese që kishte një pasion të vërtetë për diplomacinë dhe përfaqësimin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare.

Diplomati dhe ish-bashkëshorti i Grida Dumës, u nda papritur nga jeta katër një javë më parë, duke lënë pas një boshllëk të madh për të gjithë ata që e kanë njohur nga afër. Ilir Shqina ishte një figurë e njohur në diplomaci dhe më herët ka kontribuar edhe në fushën akademike si pedagog.

Postimi i plotë:

Kanë kaluar disa ditë që nga ndërrimi nga jeta e babait tim madhështor, Iliri Shqinës. Prita për ta lënë mëndjen të qetësohet dhe për ti lënë dhimbjes kohën e vetë të nevojshme.

Babi, ti je përgjithmonë! Ndjej thellë boshllëkun e humbjes tënde fizike, por ti qëndron me mua dhe mbrojtësi im. Ti përfaqëson një pjesë dërrmuese të jetës si njeriu më i rëndësishëm bashkë me mamin. Ke farkëtuar tek unë forcat më të nevojshme për jetën që po jetoj dhe që do ta jetoj, dhe për veten, dhe për familjen time. Më ke treguar mrekullitë e studimeve, arritjeve, dhe historisë njerëzore, që tani i mbaj si pjesë e identitetit tim. Më ke temperuar të jem vetja dhe i drejti edhe në momentet kur mashtrimi do të më bënte t’ja hidha situatave të veshtira në afatshkurtësinë e vetë të keqe, siç bëjnë boll njerëz më të pakët.

Ke shkëlqyer në karrierën tënde në diplomaci, dhe e ke pasion të vërtetë. Ke balancuar drejtësinë me interesat dhe ke mirëkupuar njërez gjatë gjithë viteve nëpër vendet më të rëndësishme të botës për përparimin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Tani je në një vend më të mirë. Nuk detyrohesh më të kosiderosh dakortësi dhe veprime të padrejta dhe qëndron brënda asaj drejtesie që të karakterizon si njeriu e shpirti i gjërë që je! Më shikon mua duke ecur përpara, dhe e kupton që dhe pa prezencën tënde thjesht fizike këtu, unë do të jem mirë dhe ne do të jemi mirë.

Ama do të ta kem nevojën deri sa të bashkohemi sërisht bashkë. Do të më drejtosh në një botë që e njihje më mirë se shumëkush dhe i dalloje mirë të gjithë elementët e saj të këqia.

Je gjithmonë i imi dhe gjithmonë do të të dua!

djali i grida dumes grida duma Ilir Shqina
Previous ArticleUshqimet që duhet të shmangni pas të 40-ve për shëndetin
Next Article ‘Je gjithmonë i imi bab’…’ Nuk mbahen lotët, ky është mesazhi prekës i djalit të Grida Dumës pas humbjes të së babait
Të Fundit

Ngjarje tragjike! 19 vjecari shqiptar shtypet nga treni, zjarrfikësit ja nxjerrin tr*pin të copëtuar

June 16, 2025

Moti javor sipas Hakil Osmanit, ja cfarë na pret të Martën dhe të Mërkuren!

June 16, 2025

E rende! Po bënte manovra në det me “Jet Ski”, 21-vjeçari belg përfundon te Trauma në gjendje të rëndë për jetën!

June 16, 2025
ShowBizi

“Financat do vijnë duke u përmirësuar”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

June 16, 2025

Tragjedia me 247 viktima në Indi, defekti në sediljen e pilotit rrëzoi avionin! Çfarë zbuloi kutia e zezë?

June 15, 2025

Nga e Hëna 5 shenja të zodiakut do të ken një seri të vazhdueshme lumturie dhe fati të mirë!

June 15, 2025
Horoskopi

“Financat do vijnë duke u përmirësuar”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

June 16, 2025

Ndajeni mendjen para se të jetë vonë, java nis me tensione dhe të papritura të mëdha për këto 2 shenja!

June 16, 2025

Nga e Hëna 5 shenja të zodiakut do të ken një seri të vazhdueshme lumturie dhe fati të mirë!

June 15, 2025
Këshilla Shëndeti

Ylli Merja: Shenjat që dërgon trupi përpara goditjes në tru / Masat e para që duhet të merrni

January 9, 2025

Specialisti Ylli Merja: Shpëtoni nga infeksionet urinare përmes bimëve medicinale brenda një kohe të shkurtër dhe…

December 21, 2024

Vaji i rigonit, kurues i fuqishëm ndaj infeksioneve në fytyrë, Ylli Merja tregon se per cfare sherben…

January 30, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.