Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë

Si të largoni dhimbjen e mesit me metoda të thjeshta në shtëpi

June 16, 20253 Mins Read Këshilla AI

Dhimbjet e mesit janë një simptomë apo gjendje e trupit që thuajse të gjithë njerëzit e kanë ndjerë një herë në jetë.

Saktësisht mjekët thonë se 80% e personave në të gjithë botën kanë vuajtur nga ky problem në një periudhë të caktuar të jetës së tyre.

Kjo shifër duket se ndahet njësoj si tek burrat ashtu edhe tek gratë zakonisht pas moshës 50 vjeç.

Mosha është shpesh faktori kryesor në nisjen e kësaj dhimbje që mund të vazhdojë me orë dhe ditë të tëra.

Shumë e bezdisshme për këdo, dhimbja e mesit mund të reduktohet dhe evitohet me disa hapa të thjeshtë që mund t’i ndiqni vetë në shtëpi.

Më poshtë janë disa nga këto metoda që do të lehtësojnë pa masë ditët tuaja.

Përse dhembin kockat

Kur kockat dëmtohen e veçanërisht ato të shtyllës kurrizore ju bëjnë që të përjetoni hernien diskale. Kjo sëmundje nëse zhvillohet në pjesën e poshtëme të mesit do të bëjë që të përjetoni dhimbje të vazhdueshme po në këtë zonë. Dhimbje të tjera lidhen me atë që quhet nervi shiatik i cili kur ngacmohet dhe dëmtohet shkakton po ashtu dhimbje. Faktorë të tjerë të jashtëm si qëndrimi për kohë të gjata në një pozicion. Qoftë ulur apo në këmbë këto qëndrime, mund të jenë përforcues dhe shkaktorarë të dhimbjeve të shtuara të mesit. Të dëmshme janë gjithashtu edhe ushtrimet me pesha të rënda apo sforcimet e vazhdueshme të trupit.

Si t’i qetësoni në kushte shtëpie

Para se t’ju drejtoheni ilaçeve apo trajtimeve të mirëfillta të fizioterapisë, bëni kujdes me mirëmbajtjen e trupit. Sa më shumë presion të ushtroni mbi trupin tuaj aq më shumë do të rritet dhimbja. Prandaj duhet të bëni disa lëvizje të thjeshta për disa minuta në mënyrë që të qetësoheni plotësisht.

Kompresa

Kompresat, të ftohta apo të ngrohta mund t’ju ndihmojnë që dhimbja të largohet përkohësisht. Fillimisht duhet të vendosni në mesin tuaj disa copa akulli apo një shishe me ujë të ftohtë. Në mënyrë që temperatura e ftohtë të mpijë zonën nga ku çlirohet dhimbja. Kjo metodë është ideale edhe nëse e keni dëmtuar shtyllën kurrizore apo keni kryer ndërhyrje kirurgjikale pasi largon edhe fryrjen.Më pas rreth 24 orë më pas mund të vazhdoni me kompresat e ngrohta në mënyrë që të relaksoni muskujt.

Qëndrimi

Qëndrimi shtrirë apo ulur në shumë raste mund të jetë ndihmues për qetësimin e dhimbejve të mesit. Gjithësesi mjekët rekomandojnë që të qëndroni në lëvizje pavarsisht kësaj në mënyrë që muskujt të mos ngjeshen me njëri tjetrin.

Nëse keni nevojë të qëndroni shtrirë bëjeni këtë për disa orë, por jo në pjesën më të madhe të ditës.

Aktiviteti fizik

Një nga pikat më të forta për të pasur një trup dhe organizëm të shëndetëshëm është aktiviteti fizik. Përveçse ju ndihmon të ndërtoni muskuj fleksibël dhe të fortë do t’ju çlirojë edhe nga dhimbje e tepërta. Gjithnjë konsultohuni me mjekun tuaj në mënyrë që të merrni një program stërvitje të personalizuar. Ekspertët në përgjithësi rekomandojnë të bëni ushtrime aerobike dhe fleksibël. Si përshemull përkulja përpara duke i mbajtur këmbët drejtë apo përkulja para teksa jeni ulur. Mbajini majat e gishtave gjithnjë të hapura dhe mundohuni të tërhiqni kurrizin sa më shumë. Në çdo rast nëse dhimbja e mesit vazhdon për më shumë se 3-4 ditë konsultohuni me një mjek specialist./AgroWeb.org

Dhimbja e Mesit
Previous ArticleJorgo Pulla paralajmëron ‘Javë e sfidave dhe tensioneve!’ Kjo shenjë do të PASUROHET, ndërsa të tjerët do…
Next Article Tërmet i fortë ne Greqi, ja sa ishte magnituda
Të Fundit

Aksident në vend! Makina përfundon në kanal, shoferi pIagoset!

June 17, 2025

Cfarë trishtimi! 12 vjecari u mb*t në ujë, babit të m*turit i jepet leje për të marrë pjesë në f*neralin e të birit

June 17, 2025

Humbje dhe dhimbje e madhe! Mbyll sytë përgjithmonë në moshë të re aktori i njohur (Foto)

June 17, 2025
ShowBizi

Arbana apo Ledioni? – Rezart Veleshnja ndan mendimin për moderatorët dhe zbulon raportin e ftohtë me njërin prej tyre

June 17, 2025

“Është koha të merrni situatën në dorë dhe t’i zgjidhni vetë problemet tuaja”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

June 17, 2025

Tërmet i fortë ne Greqi, ja sa ishte magnituda

June 16, 2025
Horoskopi

Një javë magjike për këto 3 shenja të horoskopit! Ja cilat janë më të favorizuara të këtyre ditëve

June 17, 2025

“Është koha të merrni situatën në dorë dhe t’i zgjidhni vetë problemet tuaja”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

June 17, 2025

Jorgo Pulla paralajmëron ‘Javë e sfidave dhe tensioneve!’ Kjo shenjë do të PASUROHET, ndërsa të tjerët do…

June 16, 2025
Këshilla Shëndeti

Ylli Merja: Si të kuroni sëmundjet e stomakut me bimët mjekësore/ Kur në stomak nuk kemi të bëjmë vetëm me një…

January 30, 2025

Kurat popullore për alergjitë e syve / Ylli Merja tregon ‘sekretin’…do te shpetoni per pak dite me…

January 23, 2025

Keni dhimbje të gjurit? Ja kura natyrale që do jua largojë dhimbjet përgjithmonë dhe nuk do te…

January 23, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.