Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Hilsn Media
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Hilsn Media

Sonte finalja e madhe e Ferma Vip, Luana Vjollca bënë NJOFTIMIN që nuk e priste askush!

June 20, 20254 Mins Read Të Fundit

“Ferma” e Luanës i ka të gjitha kafshët: tigrat e egër që sulmojnë, mjellmat e bukura dhe elegante,

ka meleonët që ndryshojnë sipas rastit, macet lojcake, gjarpërinjtë helmues, arushët gjumashë, hienat. Sig urisht, nuk mungon mbretëresha e “Fermës”, luanesha, e cila, sado e egër, e rrezikshme dhe me të paprit ura të jetë “Ferma”, gjithmonë ia del. Të kuptohemi, t’ia dalësh nuk do të thotë të mos kesh frikë, por të kesh guxim, të luftosh dhe të dalësh mbi frikën.

Shqetësimi më i madh qëndron te fakti se formati i “Fermës” është diçka e panjohur për të. Ndonëse përvoja me reality show-t nuk i mungon dhe sapo ka lënë pas një sezon të suksesshëm të një reality, sfida mbetej se ky format kishte të bënte edhe me fshatin. “Mbaj mend vetëm një moment kur kam qenë e vogël, që shkoja në fshat te gjyshja nga ana e mamit. Kam kujtime të ëmbla, të bukura nga fshati, por të zbehta”, – tregon. Megjithatë, edhe pse këtë format e drejton nga studioja dhe jo nga ferma, sërish arrin ta marrë energjinë që vjen nga toka dhe natyra. Falë natyrës lojcake e batutave, arrin të shkrihet natyrshëm me realitetet që jeta në fshat e fermerëve sjell edhe në skenën nga ku mbahet drejtpërdrejt spektakli.

Vetëm pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e FERMA VIP2, ja si e

Edhe pse një reality show si “Ferma” ka përmasa gjigante, gjithçka bëhet më e lehtë kur ke një sistem mbështetës dhe staf profesionist për të përballuar ngarkesën. Ndryshe nga projektet e mëparshme, kur Luana është kujdesur vetë për gjithçka, nga fillimi deri në fund, te “Ferma” nuk është autore. Për këtë spektakël punon një grup i madh profesionistësh. Autorë,
kryeredaktorë, redaktorë, producentë e teknikë me në krye njeriun që pati idenë për të bashkëpunuar në këtë projekt dhe që ajo i është falënderuese për gjithë punën e palodhur, qytetarinë e dëshmuar dhe vizionin për ta çuar para këtë sezon të dytë, me të gjitha kushtet ndërkombëtare për një projekt cilësor gjigant televiziv. Formati po ashtu, në vetvete ka një bibël që duhet respektuar deri në pikën e fundit.

“Në formatet e tjera që kam drejtuar, pjesa më e madhe e punës bëhej në prapaskenë, – thotë Luana. – Punonim gjithë javën për të ndërtuar skaletën në mënyrën më të përpiktë, të kishim të ftuarit më të mirë, të krijonim përmbajt jen që do të na sillte dinamika në program, ama sapo dilja në skenë, e dija se lodhjen e kisha lënë pas dhe shijoja programin. Te ‘Ferma VIP’ ndodh e kundërta. Patjetër që aty punohet 24 orë në 24, por ecuria e programit diktohet nga ajo çka japin konkurrentët live dhe si zhvillohen dinamikat, gjë që nuk e kontrollon dot me skaleta paraprake.

Pra, puna e vërtetë nis kur dal në skenë. Pikërisht atëherë duhet t’i kem shqisat të mprehta, që të mos më shpëtojë asgjë e t’i menaxhoj siç duhet situatat që krijohen live.” Për të thënë të drejtën, te “Ferma” ka plot për të menaxhuar. Situatat janë dinamike e të paparashikueshme. Po ashtu, ka një konflikt të brendshëm, qasjen ndaj të cilit, si Luana, edhe producentët, e kanë ndryshe nga pjesa tjetër e tregut mediatik. Të gjithë e dimë se ajo që shet në ekran, sidomos në programet reality show, janë sherret, debatet, shpesh banaliteti.

Po qasja që ka “Ferma” është një tjetër: që programi të ecë përpara pa debate apo sherre banale, por me një frymë qytetarie. Edhe pse debatet në një reality show nuk shmangen dot plotë sisht, producentët dhe autorët e “Fermës VIP” kanë bërë maksimumin që gjërat të shkojnë sa më qetë dhe shfaqja të reflektojë qytetari. Menaxhimi i situatave është i stilit “tërhiq e mos këput”. Luana nuk është e njëjta gjithë kohën. Ka raste kur tregohet më e rreptë se sa duhet me konkurrentët, kur shkelin ndonjë rregull të formatit, për shembull. Pastaj ka raste kur tregohet më e butë se ç’duhet dhe
përpiqet ta qetësojë situatën. “Prirja ime është t’i sheshoj gjërat, në vend që ta bëj qimen tra, të ushqej sherret e t’i hedh konkurrentët kundër njëri-tjetrit”,- thotë.

Kjo zgjedhje mund të tingëllojë e gabuar kur bëhet fjalë për një format që synon shikueshmëri. “Ne e dimë se shikueshmërinë programeve ua garan tojnë sherret e debatet, por mendoj se publiku është inteligjent dhe, nëse i ofron diçka të mirë, me kohën do të fillojë ta kërkojë. Sidoqoftë, unë nuk shkoj dot kundër parimeve të mia për disa klikime më shumë.”

ferma vip luana vjollca
Previous ArticleLajm jo i mirë per keto katër shenja te horoskopit! Vështirësit dhe problemet do nisin në fund të Qershorit
Next Article Sot nis një periudhë bollëku për këto 3 shenja të Horoskopit
Të Fundit

Menduam që ishin bashkë, Gjesti THUMBON në këtë mënyrë Egli Takon?

June 20, 2025

A jeni gati te shikoni një ngjarje qiellore që s’do ta shihni më për mijëra vjet? Ja cfare do te ndodh

June 20, 2025

4-vjeçari pëson atak kardiak në plazhin e Greqise, rikthehet në jetë falë mjekut që ndodhej aty për pushime!

June 20, 2025
ShowBizi

Ana Lika prek me rrëfimin e saj: Pas humbjes së nënës, u diagnostifikova me…

June 20, 2025

Sezoni i Gaforres ka filluar, çfarë pritet për secilën shenjë të Horoskopit

June 20, 2025

Sot nis një periudhë bollëku për këto 3 shenja të Horoskopit

June 20, 2025
Horoskopi

Sezoni i Gaforres ka filluar, çfarë pritet për secilën shenjë të Horoskopit

June 20, 2025

Sot nis një periudhë bollëku për këto 3 shenja të Horoskopit

June 20, 2025

Lajm jo i mirë per keto katër shenja te horoskopit! Vështirësit dhe problemet do nisin në fund të Qershorit

June 20, 2025
Këshilla Shëndeti

Keni dhimbje të gjurit? Ja kura natyrale që do jua largojë dhimbjet përgjithmonë

December 16, 2024

Ylli Merja: Efektet çudibërëse të bimës së basanit në organizëm: Kjo bimë ndihmon në shërimin e ulcerës dhe…

March 1, 2025

Probleme me jashtëqitjen dhe kolitin? Ylli Merja: Koliti kurohet 100 % / Kjo eshte kura qe ju nevojitet: – Në 2.5 litra ujë ziejmë 2 minuta një pako…

March 13, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.