Close Menu
Hilsn MediaHilsn Media
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Hilsn MediaHilsn Media
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Hilsn MediaHilsn Media

‘L*fta fillon tani…’ Irani del me deklaraten pas suImeve amerikane!

June 22, 20253 Mins Read Të Fundit Redaksia HilsnBy Redaksia Hilsn

“Lufta fillon tani”, tha Trupa e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), dega kryesore e ushtrisë së Teheranit, pasi forcat amerikane goditën tre centrale bërthamore në Iran, sipas presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Trump tha se një “ngarkesë e plotë bombash u hodh” në centralet bërthamore Fordow, Natanz dhe Esfahan.

“Urime luftëtarëve tanë të mëdhenj amerikanë”, tha Trump, duke shtuar se tani është “koha për paqe”.

Duke iu drejtuar kombit në Shtëpinë e Bardhë pas sulmit, Trump tha se Irani “tani duhet të bëjë paqe” dhe se “nëse nuk e bën, sulmet e ardhshme do të jenë shumë më të mëdha”.

“Do të ketë ose paqe ose tragjedi për Iranin”, tha ai.

“Mbani mend, kanë mbetur shumë objektiva. Sonte ishte më e vështira nga të gjitha deri më tani, dhe ndoshta më vdekjeprurësja.”

“Nëse paqja nuk vjen shpejt, ne do të shkojmë në ato objektiva të tjera me precizion, shpejtësi dhe aftësi”, vazhdoi Trump.

Nga ana tjetër, ligjvënësi më i lartë republikan amerikan Lindsey Graham tha se Trump “bëri vendimin e duhur”, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

“Regjimi i Teheranit e meritonte”, tha senatori i lartë amerikan nga Karolina e Jugut.

“Bravo, president”, tha Graham.

“Për bashkëqytetarët e mi: Ne kemi Forcën Ajrore më të mirë në botë. Më bën shumë krenar.”

Udhëheqësi më i lartë demokrat Hakeem Jeffries tha se Trump e ka “mashtruar vendin”, megjithatë.

“Donald Trump premtoi të sillte paqe në Lindjen e Mesme. Ai nuk e ka përmbushur këtë premtim. Rreziku i luftës tani është rritur në mënyrë dramatike dhe unë lutem për sigurinë e trupave tona në rajon që janë vënë në rrezik”, tha Jeffrey në një deklaratë.

Ndryshe, SHBA ka midis 40,000 dhe 50,000 trupa të stacionuara në rajon, të cilat pritet të vihen në gatishmëri të lartë pas sulmeve.

IRGC u përgjigj duke thënë se kjo ka përshkallëzuar më tej atë që ka qenë një shkëmbim sulmesh me raketa dhe dronë nga Irani dhe Izraeli që nga e premtja e kaluar, duke u përshkallëzuar tani përtej konfliktit në një luftë të plotë në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Izraelit tha se e ka ngritur gjendjen e saj të gatishmërisë edhe më tej, duke anuluar të gjitha “aktivitetet edukative, tubimet dhe vendet e punës, përveç sektorëve thelbësorë”.

Raportohet se vendimi i Trumpit për të përfshirë drejtpërdrejt SHBA-në vjen pas më shumë se një jave sulmesh nga Izraeli ndaj Iranit që synonin të zhduknin sistematikisht mbrojtjen ajrore të vendit dhe aftësitë ushtarake sulmuese, duke dëmtuar njëkohësisht objektet e tij të pasurimit bërthamor

Amerika donald trump Irani
Previous ArticleJeni te lodhur gjate dites? Ja cfare duhet te konsumoni per te pasur fuqi…
Next Article Ngjarje e rëndë në vend! Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij!
Të Fundit

A jeni gati për një tjetërsim të jetes suaj? Hëna e re dhe horoskopi javor, ja si do ndikojë te shenjat

June 22, 2025

A jeni gati për një javë përvëluese? Ja sa priten të shkojnë temperaturat ditën e Hënë!

June 22, 2025

E Diela e aksidenteve! Makina përpIaset me kamiocinën, një person në gjendje kritike

June 22, 2025
ShowBizi

Astorologe Chrysanthi Kalogeri ben parashikimin: Kjo është java ku një ndihmë e papritur nga familja mund t’ju ndryshojë gjendjen financiare

June 22, 2025

U aludua se është shtatzënë, flet per here te pare Armina Mevlani

June 22, 2025

“Beqarët janë të ftuar të rrezikojnë…”/ Horoskopi SOT: Shëndeti është i mirë, por ruahu nga…

June 22, 2025
Horoskopi

Astorologe Chrysanthi Kalogeri ben parashikimin: Kjo është java ku një ndihmë e papritur nga familja mund t’ju ndryshojë gjendjen financiare

June 22, 2025

A jeni gati për një tjetërsim të jetes suaj? Hëna e re dhe horoskopi javor, ja si do ndikojë te shenjat

June 22, 2025

Horoskopi për 23 Qershor 2025 – Një ditë me energji të përzier dhe vendime të ndërlikuara

June 22, 2025
Këshilla Shëndeti

Thundërmushka, magjia e shërimit / Ja si ta përdorni për këto sëmundje, Ylli Merja: Ilaç natyral për…

May 21, 2025

Mjeku tregon efektet e vajit të farës së zezë në organizim e trupit: Përmirëson funksionin e mëlçisë dhe…

March 16, 2025

Ylli Merja: 2 bimët sekrete që largojnë fryrjen e zorrëve dhe nuk do te…

January 3, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.