Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Peqin-Elbasan.

Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar poshtë një ure.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tyre ende nuk bëhet me dije.