Edhe pse ka kaluar shumë kohë që Stine dhe Roza Lati i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, emrat e tyre vijojnë të përmenden shpesh në media.
Për marrëdhënien e dikurshme mes dyshes duket se ende ka interes për publikun që të dinë rreth saj.
Vetë Stine ka folur disa herë për raportin që ka pasur me Rozën, por së fundmi ai ishte i ftuar në “Andale”, ku u pyet për një kapitull të hershëm të jetës së tij.
Reagimi i tij ishte i matur dhe larg çdo ngarkese emocionale apo ndjesie nostalgjie.
“Asnjë gjë, kohë e bukur. Jam me fat që kam qenë në atë moment. Çdo kohë duhet respektuar”, u shpreh Stine.
Ai tha gjithashtu se nuk ka asnjë lloj kontakti me Roza Latin madje as marrëdhënie shoqërore, duket që një distancë është vendosur dhe respektuar nga të dyja palët.