Zamir Meta, babai i 12 vjeçares ka pranuar këtë të mërkurë para togave të zeza aktin monstruoz të përdhunimit të së bijës.
Në Gjykatë, aty ku dhe po zhvillohet seanca për tu njohur me masën e sigurisë, babai i 7 fëmijëve ka treguar dhe detaje lidhur me ngjarjen e rëndë.
Ai ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me të bijën vetëm një herë në makinë, teksa po ktheheshin nga Tirana për në shtëpinë e tyre në fshatin Sheqishtë të Patosit.
Lajmi i rëndë u bë me dije një ditë më parë, ku përmes një njofitmi zyrtar Policia e Shtetit njoftoi se së fshatin Sheqishtë të Patosit u bë i mundur arrestimi i shtetasit Zamir Meta, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12-vjeçare.
Pas njoftimit të bluve, ishte vetë nëna e të miturës, Juela Meta e cila rrëfeu mes lotëve se vajza ishte larguar nga banesa në orën 04:00 të mëngjesit dhe e tmerruar kishte shkuar te komshinjtë për të kërkuar ndihmë.