Edlira Çepani ka emocionuar ndjekësit në “Instagram” me një postim prekës kushtuar bashkëshortit të saj të ndjerë, Gert Bogdani, i cili do të festonte ditëlindjes sot, më 7 korrik.
Ajo ndau një kujtim nga 7 korriku i vitit 2024, duke shprehur dashurinë dhe mungesën e madhe që ndjen.
“Bota bëhet një vend më i mirë sa herë që buzëqesh ti. Të dua tani dhe përgjithmonë, gjysma ime më e mirë”, shkruante Edlira, në postimin e saj një vit më parë.
Ndërkohë kësaj fotoje, Çepani i shton edhe një mesazh emocional, duke falënderuar Gertin që erdhi në këtë botë dhe e bëri më të bukur jetën e saj dhe të të tjerëve.
Edlira u bën thirrje ndjekësve të festojnë jetën dhe njerëzit e dashur për sa kohë i kanë pranë.
“Festojani ditëlindjet sa më shumë njerëzve të zemrës, thuajani sa rëndësi kanë për ju çdo ditë, thuajani në çdo moment sa i doni, përqafojini sa më shumë, dëgjojini, buzëqeshuni sa më shumë! Sepse një ditë do të mbeten vetëm kujtimet e gjithë këtyre gjërave”.