Hilsn

Ngjarje tragjike në Greqi! Dy të m*tur gjenden të p*jetë në shtratin e lumit Kosynthos

Dy të mitur 16-vjeçarë kanë humbur jetën tragjikisht teksa janë gjetur të mbytur në shtratin e lumit Kosynthos të Greqisë.

Bëhet fjalë për dy kushërinj, të cilët ishin shpallur në kërkim nga familjarët e tyre mëngjesin e ditës së sotme. Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, të miturit kanë dalë nga shtëpia të dielën pasdite për të bërë një shëtitje në natyrë, por nuk u kthyen më.

Trupat e dy fëmijëve janë dërguar në Spitalin e Xanthit ku dhe do të kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Kujtojmë që disa javë më parë dy të mitur, njëri me origjinë shqiptare dhe tjetri grek, Kleonis Fetollari dhe Spyros Kristofor, ndërruan jetë pas u mbytën në ujërat e Arachthos.

Ata ishin futur në lumë për tu larë, ndërsa në një moment filluan të kërkonin ndihmë. Dy të miturit u nxorën nga uji nga shqiptari Ledian Goga, por pas një qëndrimi 24 orë në spital, nuk mundën të mijetonin.

×