Hilsn

Me plagë ar*e në kokë, tendon vetevrasjen 17-vjeçarja në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, ku rreth orës 11:40, një shtetase e mitur 17 vjeçe është paraqitur në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi dyshohet se ka kryer vetëplagosje me armë zjarri pistoletë në banesën e saj.

E reja është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të sqaruar nëse ka pasur ndonjë faktor të jashtëm që ka çuar në këtë akt të rëndë.

“Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore,

një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën të ditur policia.

×