Një aksident tragjik ka ndodhur para pak minutash në aksin kombëtar Memaliaj-Mallakastër, pranë kthesës së ish-minierës së qymyrgurit në Memaliaj, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Në këtë përplasje ka humbur jetën një fëmijë 10-vjeçar, banor i fshatit Kalivaç, Bashkia Memaliaj, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur në gjendje të rëndë.
Sipas informacionit paraprak, aksidenti ka ndodhur mes një mjeti tip Range Rover me targa shqiptare AB700SF dhe një mjeti tip Mercedes Benz me targa ukrainase, në të cilin udhëtonin dy të rinj nga Ukraina.
Autoritetet janë nisur menjëherë në vendngjarje për hetimin e shkaqeve dhe zbardhjen e ngjarjes, si dhe ofrimin e ndihmës së nevojshme për të plagosurit.