Anëtarët e një familje që udhëtonin me makinë në “Rrugën e Arbrit”, kanë shpëtuar mrekullisht pasi mjeti është shkrumbuar nga flakët. Siç shihet dhe nga pamjet, pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, mjeti është djegur i gjithi.

Makina me pasagjerët që ishin të gjithë të së njëjtës familje ishte nisur nga Dibra me drejtim për në Tiranë, kur drejtuesi ka konstatuar shenjat e para të zjarrit. Ai ka ndaluar në korsinë e djathtë dhe ka njoftuar zjarrfikësen.

Fatmirësisht, edhe pasagjerët kanë dalë me shpejtësi nga mjeti, duke mos pësuar asnjë lëndim.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin në flakë dhe shkrumbimin e plotë të mjetit është bërë një shkëndijë elektrike.

×