Një konflikt i nisur në rrjetet sociale ka përfunduar me dhunë në Tiranë, ku një 21-vjeçar u plagos rëndë pasi u sulmua nga tre persona.
Sipas policisë, autorët e kanë ndjekur të riun deri tek banesa e tij dhe e kanë goditur me shishe në kokë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta. Burime bëjnë me dije se si pasojë e dhunës, viktimës i është prerë plotësisht njëri prej veshëve.
Tre autorët, të identifikuar si Florjan Faslia, Mentor Daja dhe Samuel Tahiraj, u arrestuan nga policia menjëherë pas ngjarjes.
21-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim