Hilsn

Mos mendoni që erdhi vjeshta, ja sa pritet të shënojë termometri ditën e nesërme!

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës në veri të vendit.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë krahasuar me ditën e sotme, ku ato maksimale do të shkojnë deri në 33 gradë celcius dhe ato minimale në 12 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

×